Bota

Coronavirusi: Këto janë informacionet më të fundit nga Italia

Janë 6 raste të konfirmuara të pacientëve italianë që ndërruan jetë nga Coronavirusi. Në total – sipas raportit të fundit zyrtar – ka 219 të infektuar, 172 vetëm në Lombardi. Kështu, Italia është tashmë e treta në botë në numër rastesh pas Kinës dhe Koresë së Jugut.

Të fundit:

Shkollat ​​u mbyllën gjatë gjithë javës në të gjithë Veriun, përveç Valle d’Aosta.

Në Lombardi janë mbyllur kinematë, muzetë dhe baret pas orës 6 pasdite. Duomo dhe La Scala janë gjithashtu të mbyllura.

Numri i rasteve pozitive në Emilia Romagna rritet në 17.

Karnavalet e Venecias u pezulluan.

Rreth shtatëdhjetë pasagjerë të Alitalia nga Lombardia dhe Veneto nuk u lejuan të hynin në Mauritani (40 persona pritet të kthehen në Itali)

Një autobus nga Italia veriore u bllokua në Lyon, Francë. Shoferi u shtrua në spital për simptoma të dyshimta.

Eshtë hequr bllokimi i trenave nga ana e Austrisë.

Humbje të mëdha për bursat evropiane, Milano më keq nga të gjitha.

Ndërpriten të gjitha konkurset në kryeqytet.

Qeveria akordon edhe 20 milion Euro të tjera.

Bën një hap pas Vuhani, epiqendra e Coronavirusit: Rikthehet ndalimi i daljeve nga qyteti. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button