Bota

Coronavirusi / Të rejat më të fundit deri më sot, 7 mars 2020

Sipas qendrës Johns Hopkins, janë dhjetë vendet në Evropë me numrin më të madh të infeksioneve.

Italia: 4,636

Gjermania: 670

Franca: 653

Spanja: 401

Zvicra: 214

Mbretëria e Bashkuar: 164

Hollanda: 128

Belgjika: 109

Norvegjia: 108

Suedia: 101

Njëzet e një persona rezultuan pozitivë për Coronavirusin në bordin e anijes Grand Princess që është bllokuar në brigjet e Kalifornisë. Nga këta, 19 janë anëtarë të ekuipazhit.

SHBA konfirmuan viktimat e para në Bregun Lindor, pasi dy persona ndërruan jetë në Florida.

Numri i rasteve në të gjithë botën ka kaluar 100,000, ndërkohë që OBSH u bëri thirrje vendeve që të bëjnë “frenimin e përhapjes, prioritetin e tyre numër një”.

Infeksionet në Evropë u dyfishuan në tre ditët e fundit, duke arritur 7.300 të Premten.

Eksportet e Kinës kanë rënë ndjeshëm. Epidemia ka detyruar bizneset të ndërpresin operacionet, duke prishur zinxhirët e furnizimit për të gjithë botën.

Në Victoria, Australi një doktor është konfirmuar si rasti i njëmbëdhjetë. Ai trajtoi 70 pacientë pavarësisht se i ishin shfaqur simptoma të gripit, menjëherë pas udhëtimit nga Amerika.

Përplasja diplomatike e Koresë së Jugut me Japoninë u përshkallëzua, pasi vendi pezulloi vizat për Japoninë.

NBA po përgatit lojtarët e vet që në të ardhmen e afërt mund të luajnë në pallate sporti pa tifozë.

Në Korenë e Jugut, më shumë se 60% e numrit total të rasteve janë të lidhura me një kishë të fshehtë, që është në qendër të shpërthimit të epidemisë në vend.

Leave a Reply

Back to top button