Personazhe

Courtney Love ndaloi bërjenpublike të fotove të trupit të Kurt Cobain

Courtney Love dhe Frances Bean Cobain, e veja dhe vajza e Kurt Cobain fituan një betejë ligjore për të evituar bërjen publike të disa fotografive të kufomës së liderit të Nirvanës, i cili u gjet i vdekur në 5 prill 1994 në shtëpinë e tij në Seatle.  Gjykata e Apelit të shtetit të Uashngtonit përcaktoi se imazhet dhunonin të drejtat e familjes Cobain.
Kurt Cobain kishte lënë një letër për vajzën dhe Courtney-n, në të cilën thoshte se si ajo dhe vajza e tij do të ishin më mirë pa të dhe se i donte.


Ky vendim erdhi kur një gazetar i Seatle-it, Richard Lee deklaroi se kishte në dorë 55 imazhe, të cilat donte t’i bënte publike për të treguar se artisti ishte vrarë dhe se vdekja e tij nuk kishte ardhur nga një vetëvrasje duke spekulluar në këtë mënyrë se ishte bashkëshortja që kishte qenë pas kësaj ngjarjeje. Në imazhet e krahut të Kurt vihet re një byzylyk i qendrës së rehabilitimit në Los Angeles, nga e cila sapo kishte dalë para se të shkonte në shtëpi, ku edhe u vetëvra. Në njërën prej fotove vihet rë këmba e këngëtarit dhe një kuti me fishekë. Për këto imazheCourtney Lovengriti padipër të evituar që këto materiale të bëheshin publike, meqë në fotot e tjera shihet një kuti me mjete të tilla si lugë, shiringë, një çakmak dhe mjete të tjera të përdoruara për konsumin e drogës. Cobain ishte 27 vjeç kur vdiq dhe në vitin 1987 krijoi Nirvanën bashkë me basistinKris Novoselic. Në vitin 1990 iu bashkua Dave Grohl në bateri, i cili aktualisht është lideri i bandës Foo Fighters.

Leave a Reply

Back to top button