Ekonomi

Covid-19 dhe Evropa: koha për solidaritet

Një fond rimëkëmbje prej 500 miliardë eurosh i propozuar nga Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, do të shpërndahet për vendet e BE-së që janë goditur më keq nga koronavirusi, ky mund të jetë një moment përparimi dhe mund të rikthejë besimin tek Bashkimi Evropian.

Të mërkurën, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron pritet të paraqesin planin për fondin e rigjenerimit të BE-së prej 500 miliardë (448bn £), i cili do të shpërndajë grante të pakthyeshme tek vendet që kanë pësuar më shumë dëme gjatë pandemisë së koronavirusit. Paratë do të huazohen nga komisioni Evropian në emër të të gjitha vendeve anëtare, dhe do të shënoheh brenda buxhetit të BE-së për tu rënë dakord për vitet 2021-2027. Gjermania do të jetë përgjegjëse për rreth 135bn € (120bn £).

Ky është një moment i rëndësishëm. Pasi që nga miratimi i euros, ka pasur argument të ashpëra nëse një monedhë e përbashkët duhet të sjellë të paktën një farë borxhi të përbashkët. Vendet e veriut që janë më të pasura, të udhëhequr nga Gjermania, i kanë rezistuar një bisede të tillë. Qeveritë janë kujdesur të shohin rritjen e kostove të tyre të huamarrjes dhe të vetëdijshëm që një veprim i tillë brenda vendit do të ishte jo i mirë. Por Covid-19 po sfidon tabutë e vjetëra.

E privuar nga të ardhurat e turizmit dhe teksa përballet me rënien më të mprehtë ekonomike të kohërave moderne, Evropa Jugore ka frikë nga një shkrirje rajonale. Paketat e huasë të dakorduara tashmë me anë të Mekanizmit Evropian të Stabilitetit, do të kontribuojnë në nivele të pashembullta të borxhit sovran. Në këto rrethana të rënda, si Z. Macron ashtu dhe Znj. Merkel kanë pranuar që nëse barra e rindërtimit nuk do të ndahet, do të ketë pasoja ekzistenciale për të ardhmen e BE-së.

Javën e kaluar, Znj Merkel tha që shkatërrimi i bërë nga pandemia është i një madhësi të tillë që të mund të “rrezikonjë kohezionin e Bashkimit Evropian”.  Z. Macron ka sugjeruar që vetë “ideja evropiane” do të jetë në rrezik, nëse nuk do ketë solidariteti midis shteteve më të forta dhe të dobëta të eurozonës. Ata të dy kanë të drejtë.  The Guardian / bota.al

Leave a Reply

Back to top button