Shkalla e papunësisë në Spanjë u rrit në 14.4 përqind, sipas shifrave të publikuara të martën nga instituti kombëtar i statistikave, pasi koronavirusi goditi ekonominë e katërt më të madhe të eurozonës.
Papunësisa ishte në 13.8 përqind në tremujorin e kaluar, niveli i saj më i ulët që nga tremujori i tretë i vitit 2008, por gjithsesi niveli më i lartë në eurozonë pas Greqisë.
Spanja është një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit, vendosi një bllokim mbarëkombëtar në 14 mars i cili ka paralizuar ekonominë e vendit./bota.al/