Covid19

COVID 19, italianët shumë shpejt pajisen me ”pasaporta imuniteti”

Italia po planifikon të rrisë numrin e testimeve ndaj koronavirusit, teksa parashikohet të qëndrojë në izolim deri të paktën më 3 maj.

Komisioneri i posaçëm i Italisë për gjendjen e pandemisë, Domenico Arcuri tha për SKYTG 24 se do të bëhen teste të detyrueshme gjaku për të krijuar një sistem të “pasaportave të imunitetit”.

Aplikacionet e gjurmimit do t’u lejojnë njerëzve të dinë nëse kanë patur kontakt me dikë që është pozitiv për virusin. Atëherë ato mund të testohen në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Testet e gjakut që identifikojnë antitrupat janë ende duke u zhvilluar. Virologët kanë paralajmëruar se testet nuk do të dëshmojnë imunitet, por do të japin një sinjal nëse një person ka qenë në kontakt me virusin.

Qëllimi i zyrtarëve të shëndetit publik është të përcaktojnë se sa zgjat imuniteti ndaj virusit./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button