Covid19

Covid-19 shkakton një rritje të përgjithshme të vdekjeve në Moskë

Autoritetet në Moskë kanë publikuar një njoftim ku vihet re një rritje e mprehtë nga viti në vit në numrin e përgjithshëm të vdekjeve në qytet në maj, duke lidhur 92% të vdekjeve shtesë me Covid-19.

Sipas të dhënave të publikuara nga departamenti i shëndetësisë së kryeqytetit rus, koronavirusi ishte shkaku kryesor ose sekondar i 5,260 vdekjeve në maj, numër shumë më i lartë se numri i përgjithshëm i vdekjeve zyrtare të raportuara më parë për të gjithë epideminë Covid-19 në Moskë, 3.085.

Sipas shifrave,  15.713 vdekje në total janë regjistruar në Moskë në maj – 5.715 më shumë sesa numri total i muajit maj 2019.

Të martën, Moska hoqi periudhën e “izolimit” të saj duke lejuar të gjithë të lëvizin lirshëm për herë të parë që nga fundi i marsit. Masa erdhi megjithë një numër të lartë të rasteve të reja.

 

Leave a Reply

Back to top button