Bota

Ç’po ndodh nëpër botë? Lajmet e fundit, 8 shtator 2017

Trump kërcënon sërish me luftë Korenë e Veriut. Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti dje se opsioni ushtarak mbetet në tryezë në lidhje me Korenë e Veriut.

Putini – SHBA: Mos luani me Korenë e Veriut. Presidenti rus ka thënë se SHBA nuk duhet të bëjë lojën e Koresë së Veriut, duke rënë pre e provokimeve të saj. (CNN)

Gjermania: Po bëhen gati 100 mijë trupa ruse. Gjermania tha dje se Rusia po bëhet gati të dërgojë më shumë se 100 mijë trupa në stërvitjen që do të kryejë në Bjellorusi. Do të jetë zbarkimi më i madh i trupave në një stërvitje të tillë.

Presidenti francez-FMN-së: Evropa nuk ka nevojë për ju. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha dje se Fondi Monetar Ndërkombëtar duhet të sprapset nga roli i vet në paketat e shpëtimit në Evropë.

Izraeli godet uzinën e armëve në Siri, para se ta merrte Hezbollahu. Një ekspert i lartë i sigurisë në Izrael, ka thënë se udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nassrallah ishte shumë pranë marrjes së uzinës së armëve kimike, të cilën avionët izraelitë e goditën ditën e djeshme.

Uragani Irma ka shkaktuar 10 viktima. Kërcënon Miamin. Qendra Kombëtare e Uraganëve e SHBA ka lëshuar paralajmërime të forta për Floridën jugore. Ndërkohë Uragani Irma ka shkaktuar deri tani 10 të vdekur në ishujt që ka goditur.

Korea e Jugut bëhet gati për një tjetër test bërthamor nga Veriu. Korea e Jugut është duke parë me kujdes nga Veriu, pasi janë shtuar shenjat që Peniani të kryejë një tjetër test të një arme bërthamore.

Venezuela në prag të luftës civile. Një krizë e fortë është duke “zjerë” shumë pranë brigjeve të Majemit të SHBA Bëhet fjalë për Venezuelën, shtet i cili mund të jetë në prag të luftës civile.

Një tërmet i fortë godet pranë brigjeve të Meksikës. Një tërmet i fortë i madhësisë 8 ballë ka goditur pranë brigjeve të Meksikës, në kufirin me Guatemalën.

Leave a Reply

Back to top button