Familjet feudale Hetfilld dhe Mekoi janë aq të famshme, sa janë bërë thuajse pjesë e pandarë folklorit amerikan. Ndërsa dhuna midis dy klaneve ka kohë që ka përfunduar, një nga shkaqet e saj mund të jetë sëmundja Von Hippel-Lindau. Ajo është një çrregullim i rrallë, që mund të shkaktojë tumore në gjendrën e veshkave. Për shkak të stresit në këto të fundit, ata që vuajnë nga kjo sëmundje kanë simptoma të ndryshme, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, dhimbje të forta koke, dhe prodhimin e tepërt të hormoneve “lufto ose mbathja”.
E gjithë kjo kombinohet për të prodhuar një tip që e humb shpejt qetësinë dhe bëhet agresiv. Ajo është gjetur në tre të katërtat e familjes Mekoi dhe paraardhësit. A mund të ketë shkaktuar ky çrregullim i rrallë egërsinë që nxiti gjakmarrjen mes fiseve Hetfilld dhe Mekoi? Ngjan e mundur, për shkak se shumë nga Mekoit shfaqin sot simptoma të ngjashme, edhe për shkak të tumoreve. /bota.al