Sport

ÇUDIA E EMIRATIT: Stadiumi i parë plotësisht i çmontueshmëm, për Botërorin “Katar 2022”

Këtë të dielë u prezantua stadiumi i parë i çmontueshëm për Botërorin 2022. Komiteti i lartë për Dorëzimin dhe Trashëgiminë, organizata përgjegjëse për infrastrukturën për Kupën e Botës Fifa Katar 2022, prezantoi stadiumin me emrin Ras Abu Aboud. Stadiumi ka një koncept të guximshëm dhe inovator, plotësisht unik krahasuar me çdo stadium tjetër të ndërtuar për një Botëror. Ras Abu Aboud i ndërtuar me blloqe modulare, secili nga këta ka stola të çmontueshme, salla ngrënie e pijesh, tualete dhe elemente të tjera esenciale për një stadium, çka kombinon përvojën dhe planifikimin në formë revolucionare për të krijuar një instalacion origjinal në llojin e vet.

“Risia ka qenë gjithmonë në qendër të planeve tona për të organizuar një Kupë Botërori historike, që t’i lerë një trashëgimi Katarit dhe botës dhe nuk ka dizenjo më të mirë se ajo e Ras Abu Aboud,” –  u shpreh sekretari i përgjithshëm i komitetit, Hassan Al Thawadi. “Kjo lloj risie të lejon të ngresh plotësisht në një vend të ri ose të ndërtosh instalacione sportive dhe kulturore të një madhësie më të vogël. Ky stadium është një ambjent që të apasionuarit presin nga një Botëror, na pëlqen dizenjoja dhe kemi besimin se Ras Abu Aboud do të kthehet në një referim për planifikime të së ardhmes.” Kjo mënyrë ndërtimi kërkon më pak materiale, do të prodhohen më pak mbetje dhe do të ulet niveli i karbonit gjatë ndërtimeve të ngrehinës. Ras Abu Aboud do të marrë një certifikatë me 4 yje për sistemin e vlerësimit të qëndrueshmërisë nga GSAS (Global Sustainability Assessment System). Është parashikuar se ky instalacion me një kapacitet prej 40 000 vendesh të mbarojë në 2020, do të ngrihet buzë Dohas në një terren prej 450.000 m2, afër detit. E ka vendndodhjen në juglindje të Dohas, 1.5 km nga aeroporti ndërkombëtar i Hamadit. Stadiumi do të ofrojë pamje të mrekullueshme të detit të Dohas, korniza e famshme, të qiejgërvishtësve të distriktit të plazhit perëndimor. Ky prezantim vjen pas atij të stadiumit Al Thumama  në gusht të 2017 dhe Ras Abu Aboud është një nga 8 propozimet për Kupën e Botës. / Sport.es – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button