Për fat të keq, ne e dimë, ky është një motiv i përsëritur i vendit tonë. Të gjithë bujarë dhe mbështetës në raste emergjence, por asnjë në gjendje për të parandaluar të ardhmen. Më kujtohet një episod sa heroik, edhe grotesk, kur mbreti i Italisë erdhi për të nderuar të vdekurit e Avezzanos pas tërmetit, në janar të 1915-ës, i shoqëruar nga një autokolonë makinash, pak ditë pas katastrofës, dhe Don Orione i kërkoi që të jepte makinat, për të transportuar fëmijët e plagosur. Mbreti pa rretherrotull, dhe tha se pa dyshim që do i dërgonte mjetet, por nuk mund të sekuestroheshin makinat e autoriteteve. Don Orione i mblodhi fëmijët viktima të tërmetit, dhe kur mbreti ishte larguar pak më tej për të biseduar me zyrtarët e lartë lokalë, i hipi fëmijët në makinë dhe u nis me nxitim bashkë me ta për në Romë
Nga Dacia Maraini
Edhe një tjetër tragjedi e tokës sonë të trazuar. Por më duhet të them se zemërimi ia kalon dhimbjes. Zemërimi prej mendimit se kjo tragjedi mund të ishte shmangur. Ne e dimë se i yni është një vend sizmik, ne e dimë se rreziku i lëkundjeve na prek të gjithëve, nga Jugu në Veri. Si është e mundur që nuk është bërë asgjë për të parandaluar katastrofën? Si është e mundur që nuk është ndërtuar me inteligjencë, duke parandaluar rreziqet, me kritere anti-sizmike që ekzistojnë, dhe që janë shumë të efektshme?
Kam jetuar 8 vjet në Japoni, që fëmijë, dhe kam përjetuar disa tërmete, edhe të tmerrshme, me tokën që hapej nën këmbë. Por nuk u shemb asnjëherë, asnjë shtëpi. Edhe ndërtesa e vjetër, që ishte kampi ynë i përqëndrimit, për italianët që kundërshtonin regjimin fashist mbeti në këmbë …
[real3dflipbook id=”1277″] |