Një murgeshë katolike që parashikoi saktësisht Luftën e Dytë dhe atentatin ndaj Papës Gjon Pali II në vitin 1981, ka thënë se një cunam gjigand od të shkatërrojë SHBA.
Motër Lusia Fatima pati një vizion të një tërmeti masiv që do të “frynte detet”.
Vatikani i ka mbështetur vizionet e Fatimës – dhe aktualisht po punohet që ajo të bëhet Shenjtore.
Në librin e tij Zbulimi i Apokalipsit, Emet O’Regan pretendon se Motër Lusia parashikoi një vullkan në Ishujt kanarie, që do të shpërthejë dhe më pas bjerë në det – duke shkaktuar një cunam gjigand.
Eshtë një vizion që përshtatet edhe me përshkrimet e fundit të botës në Bibël.
Ndërkohë shkencëtarët kanë paralajmëruar se një ngjarje e tillë është e mundshme.
Vullkani Cumbre Veja në ishullin La Palma është në rrezik të shembet në det, duke shkaktuar një dallgë deri 1500 metra, sipas studimeve nga Instituti i Gjeofizikës dhe Fizikës Planetare në Universitetin e Kalifornisë, si dhe Qendrës së Kërkimeve të Rrezikut Benfield Greig.
Cunami do të vazhdonte nëpër Atlantik dhe do të godiste brigjet e SHBA.
Në kohën e mbërritjes në Nju Jork ai do të ishte dy herë më i lartë se cunami i 2004 që vrau 250 mijë vetë përreth Oqeanit Indian. / Daily Star – Bota.al