Bota

Dalin të dhënat e 30 milion tradhtarëve në internet, 2 vrasin veten

Screen Shot 2015-08-25 at 12.08.58 AMDalja e lajmit se përdoruesit Ashley Madison, faqes online për tradhti bashkëshortore do të publikohen nga një grup hakerash ka shkaktuar viktimat e para. Është policia e Torontos në Kanada që bën të ditur se dy persona kanë kryer vetëvrasje pas daljes së të dhënave të 30 milion përdoruesve të faqes në fjalë. Ka shumë mundësi që këta persona të kenë marrë një e-mail që i lajmëron se të dhënat e tyre kanë dalë online dhe se ata duhet të angazhojnë konsulentë për të bërë të mundur fshirjen e të dhënave personale. Ende po hetohet për autorët e nxjerrjes së këtyre të dhënave personale. Ndërkohë portali Ashley Madison i ka ofruar 500 mijë dollarë atij që do të jetë i aftë të zbulojë hakerat moralistë që nxorën të dhënat e përdoruesve të saj në internet. Edhe policia u ka bërë thirrje hakerave “të mirë” që të bashkëpunojnë me drejtësinë për zgjidhjen e  kësaj çështjeje./lapsi.al/

Leave a Reply

Back to top button