Sport

“Das Beste oder nichts!” (“Më të mirën ose hiç!”) Historia e “Mercedes Benz-it” dhe 10 modelet më të mira (Foto)

Ndoshta simboli i vetëm më i identifikueshëm i stilit dhe luksit në botën e automjeteve është Mercedes Benzi me tre yje.

Mercedesi ka udhëhequr tregun, me një balancë delikate ndërmjet stilit dhe teknologjisë që nga viti 1881, që e bën atë një nga manufrakturuesit më të vjetër të makinave që ekziston sot.

Ndërkohë që shpesh është thënë se ju mund të gjeni se si një makinë do të jetë pas 20 vjetësh, duke e krahasuar me Mercedez Benzin e sotëm, në këtë listë jepen dhjetë dizajnet më të bukura të tij. Në fund të fundit, do ketë patur një arsye pse Janis Joplin e dëshironte një të tillë me patjetër – duke patur parasysh këngën e saj “Mercedes Benz”.

E në fakt shqiptarët janë shumë të dashuruar pas Benzave, aq sa shpesh herë jemi bërë argument në reportazhet e gazetarëve të huaj, shkruan Tirana Observer.

Si u krijua

Mercedes-Benz i gjen origjinat e saj tek krijimi i Karl Benz, makina e parë me benzinë, Benz Patent Motorqagen, që e mori patentën në Janar 1886 dhe Gottlieb Daimler dhe tek inxhinieri Wilhelm Maybach, i cili konvertoi një karrocë duke i shtuar një motorr me benzinë. Makina e parë Mercedes u tregtua për herë të parë në vitin 1901 nga Daimler-Motoren-Gesellschaft.

Makinat e para Mercedes-Benz u prodhuan në vitin 1926, me shkrirjen e kompanive të Karl Benz dhe Gottlieb Daimler duke krijuar kompaninë Daimler-Benz. Përgjatë viteve 1930, Mercedes-Benz prodhoi modelin 770, në makinë shumë popullore gjatë periudhës së Gjermanisë Naziste.

Adolf Hitleri njihet se ka drejtuar shumë makina të tilla gjatë kohës së tij në pushtet, me xhama antiplumb. Shumica e modeleve të mbijetuara i janë shitur me ankand blerësve privatë. Njëra prej tyre është e ekspozuar në muzeun e luftës në Kanada, në Otava, Ontario. Mercedes-Benz ka shpikur shumë inovacione teknike dhe sigurie të cilat më vonë u bënë të zakonshme në markat e tjera. Mercedes-Benz ëstë një nga markat më të mirënjohura të makinave në botë, dhe është marka më e vjetër e makinave në botë.

screen-shot-2016-10-09-at-10-30-14-am

Ylli me tre cepa

Ky simbol është trashëguar nga Daimler-Motoren-Gesellschaft e Gottlieb Daimler dhe Wilhelm Maybach. Në vitet 1870 Gottlieb Daimler, kur punonte tek Deutz AG Gasmotorenfabrik, i dërgoi gruas së tij Emma Kunz një kartolinë duke treguar banesën e tij me një yll me tre cepa dhe duke shkruar:

“Një ditë ky yll do të ndriçojë mbi fabrikat tona triumfuese”.

Të inspiruar nga kjo, që prej asaj kohe Daimler dhe Maybach kanë ndërtuar motorra të lehtë për tokë, ujë dhe ajër (tre cepat). Ylli me tre cepa u pa për herë të parë në vitin 1910. Në vitin 1916 ylli rrethohej nga një rreth me katër yje të tjera shtesë, ose me emrin Mercedes ose me emrin e fabrikës (Untertürkheim ose Berlin-Marienfelde). Ndërsa simboli që shohim sot, u regjistrua për herë të parë në vitin 1937 me bashkimin e Daimler-Benz, një yll tredimensional me tre cepa brenda një rrethi.

Sllogani i Mercedes-Benz është “Das Beste oder nichts” (Shqip: “Më të mirën ose asgjë”).

screen-shot-2016-10-09-at-10-30-20-am

10 – Makina G – Class, 1979

G – Class e 1979 u ndërtua për ushtrinë gjermane si një mjet i lehtë luftimi (mendojeni atë si një version më të fortë të Xhipit). Ky model nuk arriti të bëhej pjesë e mjeteve luftuese, pasi Volsvageni më pak i kushtueshëm u zgjodh në vend të tij; megjithatë ai mposhti një fenomen global që është gjallë edhe në ditët e sotme. Struktura e kësaj makine është një ikonë automobilistike si në botën e luksit ashtu dhe në atë të të gjitha llojeve të rrugëve. Në kohën që është ndërtuar, ai ishte një nga mjetet e vetme me tre diferenciale të plota. Në ditët e sotme, G – Class apo G – Vagon, është ndër të preferuarit e personave të famshëm. Me një çmim që fillon nga 100 mijë dollarë, është një nga më të shtrenjtit në tregun e makinave sportive.

screen-shot-2016-10-09-at-10-31-16-am

9 – Mercedes Benz CLS, 2004

CLS ka qenë dhe ende është, një koncept që lidhet me mjetet 9automobilistike revolucionare. Ai ka një çati të pjerrët si makinat sportive apo veturat e vogla me dy dyer, por ndryshe nga ato ka katër dyer dhe sedilje në pjesën e pasme të tij. Megjithatë, këto sedilje kanë vend vetëm për dy persona, jo tre. CLS mund të përshkruhet si një veturë me katër dyer, madje dhe si veturë që ka vende mjaftueshëm për shumë njerëz. Eleganca e saj jo vetëm që rriti kërkesat për këtë makinë, duke u bërë një nga të preferuarat e njerëzve, por gjithashtu nxiti dhe markat e tjera të makinave që të nxirrnin në treg makina sportive me shumë vende; diçka që nuk ishte provuar më parë. CLS krijoi një frymë të re në fushën e makinave, një nga rritjet më të mëdha në botën e sotme – dhe e gjithë kjo e realizuar me stil.

screen-shot-2016-10-09-at-10-31-21-am

8 – Mercedes Benz 600 Pullman, 1963

Makina që lidh personazhet e Koko Shanel, Hug Hefner, Elizabet 8Tejlor, Xhon Lenon, Aristotle Onasis, Xhek Nikolson, Fidel Kastro, Pol Pot, dhe një sërë personazhesh të tjerë të famshëm? Të gjithë ata kanë patur në posedim Mercedez Benzin 600 Pullman. Kjo makinë ka qenë makina luksoze me shumë vende për dy dekada radhazi, e megjithatë u ndërtuan më pak se 3000 makina të këtij lloji. Pullman kishte një model ndryshe strukturimi, ku në vend të pjesës metalike të pjesës së sipërme të makinës, ai kishte xham (dhe kjo që në 1963!). Ai ka gjithashtu borinë me zhurmën më të lartë që kanë patur ndonjëherë makinat. Pullman është një ikonë edhe në ditët e sotme.

screen-shot-2016-10-09-at-10-31-26-am

7 – Mercedes Benz SLS AMG Gulluing, 2011

Modeli i ri i Mercedez Benzit SLS AMG, me dyert që hapen nga lart 7si krahë zogu, është një mjet turistik, i gjithi me strukturë alumini. Makina është e para që është dizenjuar tërësisht nga brandi AMG. Pjesa më e dukshme e SLS janë dyert që hapen nga lart, dhe që konsiderohet nga të shumtë si makina më e bukur e prodhuar ndonjëherë. Kjo, SLS, është një ‘kafshë’ tërësisht ndryshe, e prodhuar me teknologjinë më të fundit, që ka dhe opsionin e shpërthimit të dyerve nëse ndodhin incidente të ndryshme. Kjo makinë është pa dyshim makina më e mirë e vitit, dhe do të mbahet mend si kombinimi i vërtetë i klasikes dhe modernes.

screen-shot-2016-10-09-at-10-31-31-am

6 – Kosuorth 190 E, 1983

E ndërtuar me qëllim garimin në rrugë të vështira, Kosuorth 190 E, 6arriti të skualifikohet nga garat nga shpikja e re e Audit, sistemi i ri i tyre me katër rrota. Por kjo nuk nënkuptonte se prodhimi special 190 E, me një fuqi prej 300 kuaj, nuk do të ‘fluturonte’ në rrugë. Në të vërtetë, Kosuorth ka shënuar tre rekorde shpejtësie botërore për disa vite, dhe u bë inspirim për BMW M3, që më vonë ndryshoi dhe performancën e saj. Kosuorth 190 E është konsideruar si modeli origjinal i AMG.

screen-shot-2016-10-09-at-10-31-36-am

5 – Mercedes Benz 540 K Special, 1937

Që një makinë të kishte 180 fuqi kuaj dhe një motor super të fuqishëm në 1930, ishte vërtet diçka speciale. Mercedezi 540 K 5Special (K është për Kompresorin) ishte një lloj i tillë makinë, dhe që shënoi një etapë të re në garën e fuqisë së makinave në gjysmën e parë të shek XX. Në atë kohë, makinat më të shpejta dhe më të fuqishme në rrugë arrinin maksimumin e fuqisë prej 100 kuaj, ndaj dhe 540 K ishte një hap përpara në garë. Motorri i saj masiv kërkonte që pjesa e saj e përparme të ishte mjaft e madhe, dhe pesha e pjesës së prapme e bënte drejtimin e saj të vështirë. Makina ishte dizenjuar për udhëtime me shpejtësi të madhe në autostradë, dhe jo për të marrë kthesa të forta në alpe. Vlera e saj në ditët e sotme arrin deri në 6 milion dollar.

screen-shot-2016-10-09-at-10-31-42-am

4 – Mercedes Benz AMG E63

Një ujk në lëkurën e një deleje, nëse ka ekzistuar ndonjëherë një i tillë, E63 AMG është ndoshta një nga më perfektet në botë. Makina është për rreth 90 %  të vrojtuesve tip i  Mercedesit E – Klas, por ata që janë brenda tij do të vërejnë rrotat e saj me madhësi 20 inç, fasadë të shndritshme dhe një zhurmë që do të zgjojë fqinjët çdo mëngjes. Ajo që e bën këtë makinë perfekte, nuk është drejtimi i saj në shinat e trenit apo transmisionet e saj – është fakti që ka përmasën perfekte. Për shembull C63 është shumë i vogël që të jetë i përshtatshëm për katër persona, dhe ndërkohë S63 është shumë i madh. Nëse dëshironi një makinë të përshtatshme për të gjitha, është E63 AMG është ajo e duhura.

screen-shot-2016-10-09-at-10-31-47-am

3 – Mercedes Benz SL 300 Gulluing, 1954

SL 300 Gulluing është makina që ndryshoi gjithçka për Mercedes 1954 Mercedes-Benz 300 SL GullwingBenzin në Amerikë. Përpara prezantimit të këtij modeli, amerikanët besonin se Mercedesi ishte prodhuesi i makinave klasike, të cilësisë së lartë, por të papëlqyeshme – të mërzitshme. Gulluing bëri që njerëzit të fillonin ta shihnin Mercedes Benzin si prodhuesin e makinave sportive luksoze për të rinjtë dhe të bukurit, pavarësisht se u prodhuan vetëm 1400 makina të këtij lloji. SL 300 ishte makina e parë që punonte me benzinë, dhe që lënda djegëse futej direkt serbatorin e naftës. Gulluing është renditur si një nga pesë makinat sportive më të mira të të gjitha kohërave.

screen-shot-2016-10-09-at-10-31-52-am

2 – Mercedes Benz C111, 1970

Seria e prodhimit C111 ishte një linjë eksperimentale makinash e 2përdorur nga Mercedes Benzi për të testuar teknologjinë inovative si motorët diesel, motorët e vendosur në mes të makinës si dhe luksin e ajrit të kondicionuar. E gjithë makinë e C111 është ndërtuar me fibra xhami dhe dizajni i saj i dhanë asaj koeficientin e lëvizjes – i paarritur më parë – prej 191 (koeficient për lëvizjen e makinës në ujë). C111 ka shënuar rekorde të shumta shpejtësie në terren toke, dhe disa herë ka kaluar shpejtësinë 200 milje/orë. Një version më i ri i C111, i pajisur me një motor me fuqi 500 kuaj, shënoi rekordin prej 250.98 milje/orë në 1979, transmeton tiranaobserver.

screen-shot-2016-10-09-at-10-31-57-am

1 – Garuesi SLR 300, 1955

Nuk është diçka e zakonshme që makinë garash të dizenjohet në bazë të makinave të zakonshme, por kjo është pikërisht ajo që 1ndodhi në këtë rast. SLR 300 u largua nga tregu amerikan nga SLR 300 Gulluing, por ishte shumë më i lehtë për shkak të përbërjes së saj prej alumini. SLR 300 ishte makina e parë e garave që përdori friksion me ajër të presuar, dhe u bë zgjedhja e garuesve legjendarë si Striling Moss kur garoi në 1955 në Mile Milja, dhe që u shpall fitues. Ai përfaqëson më të mirën e dizajnit dhe motorrëve të Mercedez Benzit klasik. / Tirana Observer

Leave a Reply

Back to top button