Bota

Dashnore dhe kurthe, tradita e vjetër kompromatit

Rusët pohojnë se nuk kanë materiale sekrete kundër Donald Trumpit, dhe shtojnë se, në çdo rast, do të kishin qenë pak të dobishme, duke parë që mbështetësit e presidentit të zgjedhur kanë treguar se i falin çdo lloj mëkati. Megjithatë askush nuk e mohon që, ajo e “kompromatit”, materiali kompromentues i mbledhur dhe përdorur për të shantazhuar kundërshtarët, është një traditë e vjetër që nuk “vdes” kollaj. Që në kohët e Bashkimit Sovjetik, deri në zgjedhjet e fundit politike. Mikhail Kasyanov, ish Kryeministër, një prej drejtuesve të opozitës, ishte “punuar” tashmë nga armiq të panjohur.

Për të gjithë ai ishte prej kohësh “Misha 2 përqind”, një referim i rryshfeteve që kish marrë gjithmonë. Më pas, në prag të zgjedhjeve të vitit që kaloi, përfundoi në televizion një filmim i Kasyanovit (i martuar) në shtrat me një aktiviste të njohur të partisë së tij.

Vetë Vladimir Putini, që në atë kohë ishte agjent i KGB-së, në vitet tetëdhjetë merrej me kundërmasat ndaj disidentëve, “masat aktive”, si quheshin ato në shkollën e KGB-së të Yasenevos, në dyert e Moskës. Në kujtimet e tij, presidenti nuk ka folur për kompromate, por për iniciativa për të dëmtuar manifestimet që organizoheshin në qytetin e tij të lindjes, Leningradin. “Nuk mundeshim t’i shpërndanim, kështu që organizonim në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend, kundërmanifestime”, me punëtorë, kurora lulesh etj.

Operacionet kundër diplomatëve të huaj kanë qenë gjithmonë një specialitet i zyrave të specializuara të KGB-së (sot FSB). Në vitet pesëdhjetë, për shembull, një ushtarak i ri britanik, John Vassall, zbuloi se i dashuri i tij ishte në të vërtetë një karrem i KGB-së. Dhe në vendin e tij, në atë kohë, homoseksualizmi ishte i ndaluar.

Operacione të ngjashme kanë goditur në vitin 2009 një tjetër diplomat britanik (në Internet u shfaq një filmim ku ai shfaqej bashkë me dy prostituta) dhe amerikanin Hatcher, i fiksuar edhe ai me një prostitutë.

Një tjetër veprim klasik i shërbimeve ruse është përdorimi i vajzave të paguara për të marrë pjesë në darka elegante. Por duhet thënë gjithashtu që shpesh herë, protagonistët e këtyre ngjarjeve, bien shpesh edhe vetë brenda. Prokurori i përgjithshëm Yurij Skuratov, që në vitin 1999 hetonte mbi tangentet e Kremlinit, u peshkua, për shembull, me dy vajza në saunën e një personi që ai po e hetonte. / CdS – www.bota.al

2 Comments

  1. Hi,..Bota,
    Ju shkruani……”Operacionet kundër diplomatëve të huaj (dhe jo vetem) kanë qenë gjithmonë një specialitet i zyrave të specializuara të KGB-së (sot FSB)”…

    Ju kujtoj qe,… perdorimi i “femrave” per qellime te tilla ishte e fundit metode ne radhen e metodave super specializuara nen Regjimin e CARIT te Rusise sidomos pas vrasjes se Aleksandrit te II…nepermjet policise sekrete OKHRANA drejtuar nga Pjoter Rachkovski “mesuesi” origjinal i Xherxhinskit shefit policise sekrete te Leninit.

    Lexoni c`thone Burimet e specializuara Amerikane …sot

    The Okhrana, the Imperial Guard of Czarist Russia, was the most powerful internal security agency in the world at the turn of the 20th Century. It was the doctrinal wellspring for all the international intelligence agencies that followed, and many of its former personnel went on to man the internal security operations of a number of countries.
    Okhrana officers were the unrivaled masters of political dirty tricks and covert operations. Sworn to uphold Autocracy and destroy all enemies — reformist democrats and social revolutionaries, alike — the Okhrana employed assassins and agents provocateur to take control of popular movements inside Russia and abroad. To a remarkable degree, Russian Imperial policemen succeeded in their long-term goal of subverting democracy and thwarting revolution around the world.
    A Central Intelligence Agency (CIA) study, declassified in 1997, observes: “creation of the Okhrana marked the emergence of the modern secret or political police apparatus.” The CIA cites intelligence historian Richard Deacon for the proposition that Okhrana “was, in fact, a comprehensive, coordinated espionage and counterespionage organization, the most total form of espionage devised in the latter part of the 19th century and still forming the basis of Soviet espionage and counterespionage today.”

    No comment !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close