Personazhe

Data e lindjes së Jezusit u vendos prej krerëve të Kishës

Çdo studim i jetës së Jezusit do të jetë i debatueshëm, duke shtruar shumë pyetje para se të bëhet ndonjë përparim. Ka prova që sugjerojnë se ai jetoi dhe se ai u kryqëzua nga prefekti romak i Judesë, Ponc Pilati. Sidoqoftë, gjërat bëhen më të errëta kur përpiqemi të zbulojmë datat e sakta të jetës së tij. Megjithëse mund të themi plot besim se ai jetoi dhe vdiq, nuk ka asnjë provë që të sugjerojë që 25 Dhjetori, është asgjë më shumë sesa thjesht një ditë në kalendar.

Edhe Papa Benedikti XVI e ka vënë në diskutim datën e saktë të lindjes së Krishtit, duke sugjeruar që murgu i shekullit të gjashtë Dionysius Exiguus mund të ketë bërë një gabim në llogaritjet e tij. Papa u pajtua me besimin popullor se Jezusi, në të vërtetë, kishte lindur midis gjashtë dhe katër pes. Ndërsa mund të bëjmë një përafrim të vitit të lindjes së Jezusit, të përcaktosh ditën rezulton disi më të vështirë. Kjo për shkak se Bibla nuk parashikon ndonjë datë për këtë ngjarje – apo edhe një sezon. Gjëja më e afërt që mund të kemi, është se barinjtë i kullosnin kopetë e tyre natën, duke sugjeruar se moti ishte i ftohtë.

Vendimi për të pagëzuar 25 Dhjetorin si ditëlindjen e Krishtit buron nga viti 300 e.s., kur Krishtërimi ende po përpiqej të vendoset si feja mbizotëruese në Perandorinë Romake. Udhëheqësit e krishterë vunë re popullaritetin e ritualeve pagane dhe kuptuan se u duheshin për të krijuar festën e tyre vjetore. Data e caktuar e Krishtlindjes është jashtëzakonisht afër festimit pagan të Jules, që bie më 21 dhjetor, dhe mbivendoset drejtpërdrejt me festivalin romak të Saturnalias dhe festimin iranian të lindjes së Mithras, Dielli i Drejtësisë.

Pas disa debatesh, festimi i parë i lindjes së Krishtit u zhvillua në Romë në vitin 336. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button