Bota

David Cameron: “Sfida jonë e madhe, të qëndrojmë në tregun e përbashkët europian”

Screen Shot 2016-06-27 at 18.53.38“Qëndrimi i Britanisë në tregun e përbashkët europian do të jetë një nga sfidat më të mëdha në negociatat me BE-në”. E ka është thënë vetë kryeministri David Cameron në fjalimin e tij të parë në Parlament, pas referendumit për Brexit.

“Rezultati i referendumit duhet të pranohet. Ne kemi një përgjegjësi për të mbajtur vendin të bashkuar.” Dalja nga Bashkimit Evropian nuk do të jetë çdo aspak një shëtitje për ekonominë britanike, ka shtuar ai, megjithatë, më tej ka siguruar se “nuk do të ketë ndryshime të menjëhershme për qytetarët e BE-së që banojnë në Mbretërinë e Bashkuar”.

Më tej, Cameron ka thënë: “Kam folur me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Francois Hollande, dhe u thashë atyre se për momentin ne nuk do të kërkojmë Nenin 50”, për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian./bota.al

Leave a Reply

Back to top button