Sport

De Biazi, “e treta e vërteta”!

Screen Shot 2015-10-10 at 11.48.41

Të dielën nuk varet vetëm fati i kuqezinjve të Kombëtares sonë, nëse do të marrin pjesë në finalet e Francë 2016-s, apo do të dështojnë në konvertimin e ëndrrës në një realitet historik për të gjithë shqiptarët. Në Jerevan të Armenisë do të vendoset edhe fati i trajnerit të kombëtares, italo-shqiptarit Xhani De Biazi, jo vetëm në pasurimin e CV së karrierës së tij profesionale.

Në rast suksesi, burime të sigurta në FSHF, bëjnë me dije se automatikisht kontrata e bashkëpunimit midis institucionit të futbollit shqiptar dhe teknikut De Biazi do të rinovohet jo vetëm për finalet e europianit të Francës, por për një periudhë tjetër të re 2-vjeçare. Xhani De Biazi ka zëvendësuar në krye të stolit kuqezi të Kombëtares, kroatin Josip Kuzhe. Për herë të parë, ai ka nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me presidentin Duka, më 19 dhjetor të vitit 2011. Kjo e reja, me gjasa, do të jetë firma e tretë e tij për të vazhduar të udhëheqë kuqezinjtë e Shqipërisë në vijim. E treta, e vërteta! /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button