LetersiPersonazhe

De Rada/ Figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe

De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare Ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe.

Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte i madh Tradita poetike e shkruar prej tij vijon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe. Pas Çlirimit në Shqipëri janë botuar të adoptuara veprat e tij kryesore. Ai mban titullin “Mësues i Popullit.

Jeronim De Rada u lind në Makia të Kalabrisë mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Më 1834 shkoi për të studiuar drejtësi në Napoli, ku mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës. Më 1848 nxori të parën gazetë shqiptare “L’Albanese d’Italia”, në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës.

Pas dështimit të revolucionit më 1848 e mbylli gazetën dhe i zhgënjyer u tërhoq në fshatin e tij të lindjes deri në fillim të viteve 60 të shekullit të XIX. Më posht do të lexoni një nga poezitë e tij më të arrira.

Luleve që valvit era

Fryu era e maleve
dhe rrëzoi hijen e lisit:
gjaku im mbetet lumit t’Vodhit!
Ushtarë, m’hapni shtatoren
që të shoh edhe një herë
Shkodren dhe time motër
te dritarja përkundruall.
Më atje nuk do të zgjohem
Luleve që valvit era,
posi valë që s’kanë mbarim
Do të mblidhen shokët mbrëmjes
brenda vatrash në atdhe:
Unë i lë si ëndërzë.

Leave a Reply

Back to top button