Bota

Debati për emailet? Jo, telashet e vërteta të Hillary Clintonit janë tjetërkund

Screen Shot 2016-05-31 at 10.47.00“Një nga problemet më të mëdha në lidhje me zgjedhjen është perceptimi publik”, thotë Adam Ramey, ekspert për politikën e jashtme në New York University në Abu Dhabi. “Si Donald Trumpi, ashtu edhe Hillary Clintoni kanë nderin e dyshimtë, tww jenë kandidatët me prestigj më të ulët të njërës prej dy partive të mëdha, që kur kanë filluar të mblidhen të dhënat.”

Sipas faqes politike në internet Rear Clear Politics, Clintoni vlerësohet negativisht nga 55,8 përqind e amerikanëve. Vetëm 37,6 përqind e të pyeturve kanë një mendim pozitiv për të. Vlerat e kandidatit të pritshëm për president të republikanëve, Donald Trump janë vetëm pak më të këqia. Atë e vlerësojnë negativisht 58 përqind e amerikanëve, vetëm 35,4 përqind kanë një mendim pozitiv për të. Rezultatet tregojnë se shumë zgjedhës, edhe në partinë e Clintonit, nuk e duan ose nuk i besojnë asaj.

“Ndershmëria dhe besueshmëria janë problemi qendror i saj, prej të cilit rrjedhin të gjitha të tjerët”, thekson Ramey. Vazhdimi i grindjes për mënyrën si ka vepruar Clintoni me llogarinë e E-Mailit në kohën kur ishte ministre e Jashtme, diskutimi për rolin e të ashtuquajturve superdelegatë demokratë, që do të votojnë për Clintonin si dhe problemet që ka ajo që ta fitojë më në fund garën me Sandersin – të gjitha varen sipas Rameyt nga predispozita bazë negative e shumë amerikanëve ndaj kandidates potenciale për presidente.

Pjesë e shtresës së lartë

Në një vit elektoral, të karakterizuar nga zemërimi populist ndaj së ashtuquajturës shtresë të lartë apo elitë, Clintoni – ish-ministrja e Jashtme, senatorja dhe First Lady – paraqet një tabelë qitjeje politike të lehtë. Dhe kjo jo vetëm për Bernie Sanders-in, por edhe për Donald Trumpin, kundërshtarin e saj të pritshëm në zgjedhjet presidenciale në nëntor.

Sepse Trumpi arriti që të shfrytëzojë frymën kundër elitave drejtuese që sundon aktualisht, për të avancuar kandidaturën republikane për President. Ky nuk është sinjal i mirë për Clintonin, sepse Trumpi do ta përdorë pa mëshirë “kartën e elitës drejtuese” kundër saj edhe në fushatën elektorale. Që Trumpi arriti ta nxjerrë veten deri tani me sukses si kandidat kundër elitave është për t’u habitur, sepse në fund të fundit Trumpi është prototipi i një kandidati të elitave dhe të shtresës së lartë, thekson Scott Lucas, Profesor i Studimeve Amerikane në University of Birmingham në Britaninë e Madhe.

“Ky është truk”, thotë Lucas. “Ne kemi dy kandidatë, të cilët janë që të dy shumë qartë pjesë e elitës drejtuese. Në rastin e Trumpit kemi të bëjmë me elitën ekonomike, te Clintoni kemi të bëjmë me elitën politike”. Por në dallim nga Clintoni, Trumpi, sipërmarrësi i madh i pasurive të paluajtshme, yll i televizionit dhe i vetëemëruari miliarder nga New Yorku – ka arritur deri tani që t’i bindë zgjedhësit, se nuk bën pjesë në elitën e urryer drejtuese. Dhe kjo mund të kthehet në një faktor vendimtar në fushatën elektorale.

Origjinaliteti

“Vendimtarja është që Hillary nuk lë te njerëzit atë përshtypje që lë Billi, gjë që ai e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë”, thotë eksperti nga SHBA, Lucas. “Në daljet e saj në publik ajo lë një përshtypje shumë të ngathët, pavarësisht nëse bëhet fjalë për daljet në fushatë elektorale ose edhe kur ajo thjesht takon njerëz”. Shumë amerikanë mendojnë se Clintoni “sillet si robote dhe joautentike”. “Nëse Hillary do që të ketë një shans të vërtetë”, thotë Ramey, “atëherë ajo duhet të rrezatojë një masë minimale sjelljeje njerëzore dhe të arrijë në njëfarë mënyre që të komunikojë në mënyrë autentike me zgjedhësit e zakonshëm.”

Deutsche Welle

Leave a Reply

Back to top button