Sport

Deklarata e Panuçit shkakton dyshime dhe trazirë…

Kristin Panuçi mund të ketë bërë një parashikim të sinqertë në deklaratën që ka dhënë për FIFA-n, ku është shprehur i bindur se Italia do të kualifikohet për në botëror. Po pse atëherë, kjo deklaratë e tij ka shkaktuar jo pak kritika nëpër media?

Problemi është se përveçse italian dhe ish futbollist i shquar i kësaj kombëtareje, Panuçi është edhe trainer i Shqipërisë. Dhe ndodh që ndeshjen e fundit, Italia do ta luajë pikërisht kundër Shqipërisë. Italianëve u duhet patjetër një trepikësh për të shpresuar në kualifikimin në Botërore, dhe një deklaratë si e kjo e Panuçit, në krye të ekipit kundërshtar nuk ka lënë një shije të mirë tek shumëkush. I ka të sigurta Italia tre pikët në ndeshjen e fundit me Shqipërinë?

Padyshim që Italia është ekip i madh, dhe pa dyshim që sikur dhjetë herë të luhet kjo ndeshje, në të dhjeta mund të fitojnë italianët, si një prej ekipeve kombëtare më të forta në botë. Por pakëz maturi dhe përmbajtje nuk do t’i bënte keq trainerit të Shqipërisë. Qoftë edhe për të shmangur paragjykimet dhe zhurmën e panevojshme.

Leave a Reply

Back to top button