“Mendoj se Putini paguan Trumpin”: një frazë tronditëse e thënë në qershor 2016, në mesin e fushatës elektorale, nga udhëheqësi i shumicës republikane në Capitol, Kevin McCarthy, sipas asaj që shkruan Uashington post. Një pohim i bërë gjatë një bisede në Capitol Hill me disa deputetë republikanë, për të cilin ekzistone dhe një regjistrim që është dëgjuar dhe verifikuar nga e përditshmja.
Ndërkohë presidenti amerikan është hedhur në sulm: “Me të gjithë aktet e paligjshëm që janë bërë në fushatën elektorale të Clintonit – ka shkruajtur në Twitter pas emërimit të Robert Mueller si komisioner special për Russiagate – dhe në administratën Obama, nuk është emëruar asnjëherë një komisioner special”. /bota.al