Covid19

Delhi hap bankën e parë të plazmës për pacientët Covid

Kryeqyteti i Indisë, Delhi, është duke u mbështetur shumë në terapinë plazmatike për të trajtuar pacientët me koronavirus. Të enjten, qyteti zbuloi bankën e tij të parë të plazmës, e cila ka për qëllim të ndihmojë pacientët të kenë më shumë akses në plazma. Terapia plazmatike përfshin transferimin e gjakut të pasur me antitrupa në pacientët Covid-19. “Njerëzit e kishin vërtet të vështirë të aksesonin plazma dhe situata në Delhi po kthehej në mënyrë kaotike. Për të pasur një qasje sistematike, banka plazmatike është krijuar për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Banka do të jetë e suksesshme vetëm nëse njerëzit vijnë përpara,” Kryeministri i Delhi Arvind Kejriëal u tha mediave lokale. “Unë i bëj thirrje të gjithë atyre që kanë të drejtë të dhurojnë,” shtoi ai. Terapia plazmatike është ende në një fazë provuese në Delhi me vetëm një pjesë të vogël të spitaleve që lejohen ta administrojnë atë.

Shpresa është se antitrupat në plazma nga një pacient mund të ndihmojnë në pastrimin e virusit tek të tjerët. Në 24 orët e kaluara, Delhi ka raportuar më shumë se 2,000 raste të reja, duke e çuar shifrën totale në mbi 90,000. India është në vendin e katërt në botë me më shumë se 625,000 raste, përfshirë 18.223 vdekje.

Leave a Reply

Back to top button