Analiza

Dëmet që po pëson Turqia nga “diplomacia e pengjeve” e ErdoganIt

Nga Eric Edelman & Aykan Erdemir

“The Dispatch”

Mordy dhe Natalie Oknin, një çift izraelit që para disa kohë sh vizituan Stambollin, javë n e kaluar publikuan në  rrjetet sociale një video që  kishte si qëllim tu largonte izraelitëve frikën që  kanë  për të vizituar Turqinë. Natalie tha:“S’ka asgjë për t’u frikësuar. Në Turqi ia kalohet këndshëm. Këtu mund të flasësh hapur hebraisht. Turqit i duan izraelitët. Burri i saj shtoi:“Ejani në Turqi, gjithçka është në rregull!”.

Megjithatë pak më vonë, çifti Oknin përfundoi në burg për 6 ditë me akuzën e rreme për spiunazh, dhe mundi të rikthehej shtëpi vetëm pas bisedimeve të fshehta ndërmjet Ankarasë dhe Jerusalemit. Zgjidhja e shpejtë e episodit të fundit të diplomacisë së pengjevetë presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, nuk duhet të lërë në hije dëmin që u bën kjo praktikë viktimave, si dhe dëmin kolateral për Turqinë.

Ajo që futi telashe çiftin izraelit me autoritetet turke, ishte vizita e tyre në një nga atraksionet turistike të Stambollit, kullën e telekomunikacionit Camlica. Erdogan e përuroi këtë godinë muajin maj të  këtij viti me shumë bujë, duke u mburrur se ajo simbolizon “vizionin e vendit në epokën moderne”.

Pasi çifti izraelit shijoi ushqimin në restorant, më vonë vizitoi tarracën e vëzhgimit në kullë, nga ku ata fotografuan një tjetër atraksion turistik aty pranë, rezidencën e Erdoganit në Stamboll. Ministri i Brendshëm i Turqisë, i akuzoi Okninët për “spiunazh politik dhe ushtarak”.

Ashtu si me pastorin amerikan nga Karolina e Veriut, Andrew Brunson, që kaloi 2 vjet në burgjet turke me akuza të ngjashme të rreme, ndërsa Erdogan e përdori atë si peng për të përfituar lëshime nga Uashingtoni, media pro-qeveritare e Turqisë shpalli fajtor çiftin Oknin.

Yeni Akit, një gazetë e njohur për antisemitizmin e saj, etiketoi jo vetëm çiftin si “spiunë izraelitë”, por shënjestroi gjithashtu edhe gazetarët turq që nënvizuan natyrën qesharake të këtyre akuzave. Në vitin 2018, e njëjta e përditshme e etiketoi Brunson si “spiuni Brunson”dhe si “prift terrorist i SHBA-së”.

Diplomacia e pengjeve” e Erdoganit u bë shtylla kryesore e politikës së tij të jashtme pas një përpjekje të dështuar për grusht shteti në korrikun e vitit 2016. Në një raport që shkruam për Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive në vitin 2018, ne dokumentuam viktimizimin e më shumë se 50 shtetasve perëndimorë apo banorëve të përhershëm në Turqi me akuza të dyshimta politike dhe që vuajtën gjatë në paraburgim.

Këtu përfshiheshin3 shtetas të shërbimit të huaj të SHBA-së, termi për stafin vendas që punëson jashtë vendit Departamenti i Shtetit. Ndërsa amerikanët, evropianët dhe izraelitët bllokohen në grackën e gjykatave kafkiane turke, Ankaraja nuk ushtron një abuzim të tillë ndaj vizitorëve nga Irani, Rusia dhe Venezuela.

Edhe shtetasit kinezë kanë gëzuar imunitet të ngjashëm, përveç rasteve kur ndodh të jenë disidentë ujgurë të mërguar, që kritikojnë fushatën gjenocidale të Pekinit në Xinjiang. Kjo nënvizon faktin se përndjekja e Brunson dhe i shtetasve të tjerë perëndimorë, nuk është e rastësishme.

Përpjekjet e Erdogan për ta përdorur “diplomacinë e pengjeve si një mjet për pazare,bëri qënjëri prej nesh (Edelman) t’i kërkonte administratës Trump nëpërmjet një editoriali në“The Washington Post, mosshkëmbimin e Brunson me Reza Zarrab, njeriu që rrëfeu një skemë miliarda dollarësheqë përdorte Turqia për të shmangur sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit.

Trump nuk e shkëmbeu Zarrab për të liruar Brunson, por Erdogan ia doli të nxiste Brunson të lobonte nga burgu për të liruar një të dyshuar të Hamasit nga paraburgimi izraelit, një favor që Trump thuhet se ia kërkoi kryeministrit atëhershëm izraelit Benjamin Netanyahu.

Përveç jetëve të shkatërruara nga gjykatat e politizuara të Erdogan, Turqia dhe qytetarët e saj janë viktimat anësore diplomacisë së pengjeve. Lira turke humbi 5 për qind të vlerëkundrejt dollarit gjatë ndalimit 6-ditor të çiftit Oknin, duke e përkeqësuar një rënie të monedhës kombëtare të Turqisë, e cila ka humbur 40 për qind të vlerës së saj që nga janari, duke u bërë monedha kombëtare me ecurinë më të keqe në tregjet në zhvillim për këtë vit.

Kjo rënie, së bashku me inflacionin dyshifror, shkaktohen nga vendimet arrogante të Erdogan që trembin jo vetëm individët, por edhe kapitalin e huaj nga ai që dikur shihej si një treg tërheqës në zhvillim. Po ashtu “diplomacia e pengjeve”e Erdogan po dëmton sektorin e turizmit, një burim i rëndësishëm i valutës së huaj, për një vend që po vuan nga një deficit kronik i llogarisë korente.

Herb Keinon i Jerusalem Post” i paralajmëroi kohët e fundit izraelitët Mos shkoni në Turqi”, teksa i kërkoi Izraelit të nisë një fushatë në vende të tjera, SHBA, Britani, Gjermani, për të paralajmëruar se çfarë i pret turistët në Turqi, nëse ata bëjnë një selfi para një godine për të cilën nuk ka asnjë informacioni mbi ndjeshmërinë që ajo ka për autoritetet”.

Punonjësit në sektorin e turizmit në Turqi, duhet ta kenë përjetuar me frikë dramën e Oknin, duke pyetur veten se sa prej tyre do të humbnin vendin e punës nga episodi i fundit i diplomacisë së pengjeve të Erdogan. Kësaj radhe, ishte diplomacia izraelite në nivelet më të larta, ajo që e nxiti Erdogan të ndërhynte për lirimin e çifti Oknin përpara datës kur ishte caktuar dalja e tyre ne gjyq në dhjetor.

Kryeministri izraelit Naftali Bennett dhe Ministri i Jashtëm Yair Lapid, e falënderuan presidentin e Turqisë dhe qeverinë e tij për bashkëpunimin e tyre nëpërmjet një deklarate të posaçme. Edhe presidenti izraelit Isaac Herzog i telefonoi Erdogan për të përcjellë vlerësimin e tij “për përfshirjen dhe kontributin e tij personal”.

Kanali televiziv 12 Izrael, raportoi se Erdogan kërkoi një shprehje publike mirënjohjesnga udhëheqësit izraelitë, në këmbim të sigurimit lirimit të Oknin. Kjo sjellje përbën njërikujtesë kontrollit absolut të presidentit turk mbi sistemin ligjor të Turqisë, për mirë apo për keq.

Presidenti turk dhe ndihmësit e tij, shkelin shpesh kushtetutën turke për të dënuar të dyshuarit, edhe përpara se prokurorët të ngrenë një akuzë ndaj tyre. Kështu gjatë gjyqit ndajkorrespondentit të gazetës gjermane “Die Welt, Deniz Yucel, Erdogan e quajti atë jo vetëm spiun dhe terrorist, por u zotua se ai nuk do të lirohej nga burgu për sa kohë që ai të jetëpresident.

Ndërkohë, qeveria e tij kërkoi teknologji ushtarake nga Gjermania, në këmbim të lirimit së Yucel, gjë që e nxiti gazetarin gjerman Arnd Henze të paralajmëronte Berlinin në një artikull në gazetën “Tagesschau që të mos bënte lëshime të tilla.

Tek e fundit, mizoria e përllogaritur e presidentit turk dëmtoi jo vetëm çiftin Oknin dhe pengjet e tjerë politikë që i kanë paraprirë atyre, por edhe imazhin global të Turqisë, ekonominë e saj në vështirësi, dhe më e rëndësishmja popullin e saj. Është koha që Turqia e Erdoganit ti japë fund praktikës së çmendur dhe jo të qytetëruar të përdorimit të shtetasve të huaj si mjete për pazare.

Shënim: Eric S.Edelman, ish-ambasador i SHBA-së në Turqi në vitet 2003-2005, aktualisht këshilltar në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive. Aykan Erdemir, drejtor i programit të Turqisë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, dhe ish-deputet i parlamentit turk.

Back to top button