Bota

Demokratorë të të gjithë vendeve, bashkohuni!

screen-shot-2016-11-29-at-13-17-10

E do shumë forcën dhe armët. Eshtë nacionalist. Shpesh herë ka bërë karrierë si sipërmarrës apo ka qenë edhe administrator lokal. Ka eksperiencë në terren, nuk jeton në një fluskë intelektualistike dhe e di çfarë i intereson popullit, sepse e ka njohur në rrugë, në fabrikat e mësyra prej globalizimit, në shtëpitë e lagjeve ku turistët nuk vënë këmbë.

Eshtë kentauri i ri i skenës politike ndërkombëtare, gjysmë shprehje e sistemit demokratik, gjysmë diktator. Demokratori është faza e evolucionit të populizmit. Merr mbështetje elektorale legjitime nga një elektorat heterogjen, që ka vetëm një karakteristikë të përbashkët: rebelimin ndaj idesë që të gjithë – homoseksualë, imigrantë, narkotrafikantë, movideros, bankierë, menaxherë të lartë, politikanë, oligarkë – janë të lirë të bëjnë atë që duan.

Janë ata që kanë votuar për njujorkezin Donald Trump dhe hungarezin Viktor Orban, që do të votojnë në Francë për Marine Le Pen, që mbështetën Brexit dhe UKIP të Nigel Farage, që kanë mbështetur fort turkun Erdogan kundër zbatuesve të grushtit të shtetit, që vlerësojnë në sondazhet e popullaritetit rusin Vladimir Putin, izraelitin Benjamin Netanjahu …

[real3dflipbook id=”1402″]

Leave a Reply

Back to top button