Bota

“Demonët” e Turqisë, mes refugjatëve sirianë dhe dëshirës për Europën

 

Screen Shot 2016-03-30 at 20.18.47

Demonë të shumtë, realë ose imagjinarë, mblidhen në metropolin e shumë ëndrrave orientale. Shkoj të kërkoj disa prej këtyre demonëve, konkretë, në periferinë e largët ku dielli i butë e i ngjyrosur, nuk ndriçon minaretë e sofistikuara të Sulltanahmetit, as bazilikën e Shën Sofisë, por një lagje popullore dhe të populluar në perëndim të qytetit. Ku ëndrrat mund të shndërrohen në makthe. Duhet kohë dhe durim për të mbërritur në Esenler, atje ku Rexhep Taip Erdogani nuk ka patur kohë, ose nuk ka ndërmend të ndërtojë qiellgërvishtësit që i ka mbjellë gjetkë, në Bririn e Artë, në bregun europian të Bosforit. Në atë qoshe të Stambollit, ku nuk mbërrin as edhe më kureshtari i turistëve, shtëpitë janë të ulëta, me një të bardhë të pistë, dhe rrugët të shkatërruara. Por migrantët sirianë, të ikur nga lufta me atë që mbetet prej familjeve të tyre, e bëjnë trafikun kaq të madh e të zhurmshëm, në kufijtë e një neuroze në masë, aq sa për t’i bërë të harrojnë varfërinë, dhe të nxjerrin në pah një ankth të dukshëm.

E ndien mes turmës. E sheh tek vështrimet. Shndërrin si një far, në një det humbjeje…

Nga tre milionë refugjatët, në pjesën më të madhe sirianë, që kanë mbërritur në Turqi, pesëqind mijë janë në periferinë e madhe të Stambollit. Edhe mes tyre, autoritetet do të zgjedhin ata që do të shkojnë në Europë, në këmbim të të dëbuarve nga Europa. Shkëmbimi mund të përmblidhet në “sirian për sirian”. Ata që mbërrijnë në Greqi me skafistët piratë do të kthehen në masë në Siri. Gjashtë miliardë euro do të jenë një kompensim, do të rimbursojnë shpenzimet për mbajtjen e refugjatëve. Dhe është shprehur, si kompensim, disponueshmëria për të rinisur negociatat për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian, si dhe premtimi disi i mjegullt për heqjen e vizave të hyrjes. Ky është çmimi që duhet paguar, me qëllim që Turqia të shërbejë si një digë, në gjendje të frenojë masën e migrantëve drejt Europës. Në kontratën euro-turke, pavarësisht premtimeve të mjegullta, janë edhe heshtjet e vjetra europiane mbi pranimin e Turqisë në Europë, dhe aspiratat e frustruara turke për pritjen e gjatë në portat e Europës, që duket si një mirazh i venitur, ndonëse i përsëritur…

[real3dflipbook id=”1053″]

Leave a Reply

Back to top button