Mitet e krijimit të botës, po aq të çuditshme sa edhe Bibla
Para se të ekzistonte koha, ka pasur një vend plot mjegull dhe akull të quajtur Niflheim. Nëpër një zbrazëti të madhe ndodhej Muspelheim, ku qëndronin Demonët dhe Gjigandët e Zjarrit. Zjarri nga Muspelheim përfundimisht e shkriu akullin e Niflheim-it, i cili pikoi dhe formoi një lopë gjigante me emrin Audhumla dhe një gjigant prej akulli të quajtur Ymir.
Gjigandë t tjerë dolën nga sqetullat e djersitura të Ymir, dhe u ushqyen me gji nga Audhumla, e cila krijoi shumë gjigantë duke lëpirë blloqet e akullit të ngrirë. Ata u bashkuan dhe lindën perëndinë Odin dhe vëllezërit e tij. Këta të fundit vranë Ymirin dhe toka u krijua nga mishi i tij, qiejt nga kafka e tij, deti prej gjakut të tij, retë prej trurit, malet nga kockat dhe pemët nga flokët e tij.
Odini ndërtoi Asgardin, një banesë për perënditë dhe e lidhi atë me Midgard (Earth), përmes urës së një ylberi të quajtur Bifrost. Larvat në trupin e Ymirit u bënë xhuxha që qëndruan nën sipërfaqen e tokës, mbi atë që kishte mbetur nga trupi Ymir. Zotat gjetën dy trungje pemësh mbi Midgard dhe frymëzuan një jetë në to, duke krijuar Ask dhe Embla-n, burrin dhe gruan e parë./Bota.al