Mediat sociale mund të duken të lehta, por kanë një anë të errët. Në vitin 2016, Childline ofroi 12,000 seanca këshillimi në lidhje me çështjet online dhe kërcënimet kibernetike, dhe një studim i mbi 1,700 të rinjve nga Universiteti i Pitsburgut gjeti se, sa më shumë kohë që njerëzit kalojnë në mediat sociale, aq më shumë ka gjasa që ata të jenë në depresion.
Në një studim në Mbretërinë e Bashkuar prej rreth 1,500 adoleshentëve dhe të rriturve, hulumtuesit zbuluan se faqet e internetit të fokusuara tek imazhet, si Instagram dhe Snapchat dilnin më keq, kur vinte puna tek ankthi dhe mirëqenia mendore.
Kjo nuk do të thotë medoemos që mediat sociale shkaktojnë probleme të shëndetit mendor – mund të ndodhë që njerëzit të kalojnë më shumë kohë në vende ku ata ndjehen keq apo të shqetësuar. Nga ana tjetër, platformat sociale mund të përdoren gjithashtu për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe për të ndihmuar njerëzit të gjejnë dikë me të cilin mund të flasin. /Bota.al