Një fakt që është duke shqetësuar jo pak shkencëtarët më të mirë sot në botë, është parashikimi se deri në vitin 2100, njerëzimi mund të fillojë të mbytet për shkak se rritja e temperaturave të oqeaneve do të ndërpresë fotosintezën në organizmat që prodhojnë oksigjen.
Me rritjen e lëshimeve të dioksidit të karbonit, do të letë një rritje të temperaturave të përgjithshme. Sipas një studimi nga Sergei Petrovskii i Universitetit të Leicesterit, do të ketë një rritje të temperaturës së oqeaneve me gjashtë gradë, deri në vitin 2100. Kjo gjë dëmton shumë, e madje edhe mund të ndalë, prodhimin e oksigjenit nga fitoplanktonët, duke ndërprerë fotosintezën. Një gjë e tillë do të shkaktonte zënie fryme duke patur parasysh që afro dy të tretat e atmosferës së tokës prodhohen nga fitoplanktonët oqeanikë. / Bota.al