Zodiak

Dëshiron të dalësh me një person të shenjës së Demit? Ja disa të vërteta mbi këtë shenjë që duhet t’i dish.

Të lindurit nën shenjën e Demit njihen si persona të duruar, por edhe kokëfortë e posesivë. Të jetosh me një person të kësaj shenje, do të thotë të kuptosh cilësitë që e bëjnë të fortë dhe të dobët. Ja cilat janë 5 të vërtetat më të rëndësishme të shenjës së Demit.

  1. Nuk ndalojnë së diskutuari, derisa të arrijnë ta bindin personin tjetër se këndvështrimi i tyre është i duhuri. Nuk ka rëndësi tema e diskutimit, një Dem dëshiron të fitojë në çdo debat dhe nuk i intereson nëse personi tjetër ka të drejtë apo jo. (Ndihen ndonjëherë në faj për këtë gjë, pasi e kuptojnë se janë tepër kokëfortë, por përgjithësisht nuk janë ata që e nisin diskutimin).
  2. Janë shumë xhelozë. Një Dem e mendon shpesh mundësinë që personi që ka një krahë, mund të njohë një person më të mirë se ai. Ndaj, nëse takohesh me një person të kësaj shenje, bën mirë të punosh me këtë aspekt. Të takon ty ta bindësh se e ka gabim dhe nuk ke për të njohur asnjë person tjetër, për sa kohë ndjeni dashuri për njëri-tjetrin.
  3. Nuk e humbasin shpesh kontrollon e vetes, ama kur e bëjnë këtë gjë, të fusin frikën. Demi është vërtet një shenjë e duruar, por në raste të rralla, mundet edhe ta humbasë kontrollin e situatave dhe të shpërthejë. Nëse qëndron me një Dem, bën mirë ta qetësosh në raste të tilla. E ka vërtet të nevojshme.
  4. Janë të pavarur. Demi preferon t’i bëjë gjërat i vetëm dhe sipas rregullave e orareve të veta. Kjo nënkupton që kur Demi ka një problem, preferon ta zgjidhë i vetëm, pa ndihmën e të tjerëve.

5. Mbi gjithë cilësitë e mësipërme, vlen të përmendim që janë shenjë tepër besnike. Një aspekt i rëndësishëm në çdo marrëdhënie është besimi dhe ndershmëria. Nëse një Dem vendos të besojë tek ty, kjo gjë do të thotë se e ke fituar besimin e tij. Nëse e humbet atë, do të jesh realisht me fat nëse një Dem do të flasë sërish. Mbi të gjitha, Demi fal por nuk harron asnjëherë.

Back to top button