Bota

Dëshmia e fortë e një piloti: Pashë avionin të bjerë

Gerard Monchablon është pilot. Rastësisht, në momentin e aksidentit po fluturonte në zonën ku u përplas Airbusi

Screen Shot 2015-03-25 at 21.44.05

Gerard Monchablon është pilot. Rastësisht, në momentin e aksidentit po fluturonte në zonën ku u përplas Airbusi. Ai tregon për momentet e parë të vënies në kontakt me kullën e kontrollit. “Gjëja e parë që kam bërë – shpjegon Gerard – ka qenë të provoja të gjeja ndonjë kolonë tymi, por nuk kishte asgjë të tillë”.

Një aksident krejt i pakuptueshëm, shpjegon Gerard. “Nuk arrij vërtetë të shpjegoj se si mund të ketë ndodhur. Me siguri nuk ka patur një rënie të presionit. Edhe nëse piloti do të kishte humbur vetëdijen, avioni nuk do të kishte rënë, por do të vazhdonte të fluturonte me një pilot automatik”.

Gerard shton: “Lartësia në të cilën po fluturonte avioni është e pashpjegueshme, duhet të jesh minimumi tre herë më lart se lartësia minimale”.

Leave a Reply

Back to top button