Personazhe

Detaji që u shpëtoi të gjithëve në fotot zyrtare: Si e nderuan Princeshën Diana, Princi Harry dhe Meghan Markle

Princesha Diana mund të ketë ndërruar jetë, por ajo nuk është harruar aspak. Princi Harry dhe Meghan Markle e kanë gjetur mënyrën për të nderuar nënën e Princit – edhe në fotografitë e martesës.

Fotografitë e para zyrtare të çiftit u nxorrën nga Kensington palace dje, dhe përveçse ishin të mrekullueshme, i dhanë princit një tjetër shans për të nderuar nënën e tij.

Duka dhe Dukesha shfaqen në foto të rrethuar nga pjesëtarët e familjes, përfshirë Mbretëreshën Elisabetë, Princin Filip, Çarls dhe nënën e nuses, Doria Ragland, por edhe një detaj special që shumë njerëzve u ka shpëtuar.

Në një foto të ytë të nxjerrë nga pallati, Harry dhe Meghan janë të rrethuar nga shumë fëmijë.

Ndërkohë që Meghan është e ulur në dysheme në Sallën Green Drawing në Kështjellën Uindsor, Harry është ulur mbi një kolltuk ngjyrë të gjelbër, pikërisht ai ku ishte ulur në një tjetër fotografi, në një tjetër moment të rëndësishëm të jetës së tij.

Eshtë i njëjti kolltuk në të cilin nëna e ndjerë e Harryt u fotografua, teksa mbante vogëlushin Harry në ditën e pagëzimit të tij, në vitin 1984.

Diana ishte ulur në krah të mbretëreshës ndërsa Princi Charles ndodhej ulur në krahun e kolltukut pranë saj. Në mesin e fotos ishte Princi Uilliam. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button