Kuriozitete

Detektivë alla amerikanë

Screen Shot 2015-06-20 at 09.38.53

Agjencia e parë amerikane e hetimit u themelua nga Alan Pinkerton (1819-1884), bir i një polici nga Glasgou i Skocisë. I emigruar në Shtetet e Bashkuara, ai zgjidhi rastin e disa vjedhjeve të kuajve, që kishin alarmuar qytetin ku ai jetonte.

Banorët e caktuan sheriff, dhe ai entuziast nga profesioni i ri, u transferua shumë shpejt në Çikagon aty pranë, dhe themeloi në vitin 1850 agjensinë e tij të hetimit, me një moto shumë simbolike:”Ne nuk flemë kurrë!”.

Dhjetë agjentë dhe plot lavde. Pinkerton dhe njerëzit e tij, dëshmuan se ishin agjentë dhe truproja të shkëlqyer gjatë Luftës Civile. Në vitin 1861, zbuluan në kohë një atentat ndaj presidentit Linkoln:mjerisht, kur presidenti u vra 4 vjet më vonë, siguria e tij fizike nuk i ishte besuar më Agjensisë Pinkerton.

Leave a Reply

Back to top button