Bota

“Dhëmbë për dhëmbë!” Rusia u përgjigjet kështu britanikëve

Nxehen gjakrat mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe. Kështu, pasi Britania mori masa për dëbimin e 23 diplomatëve rusë në vendin e saj, të njëjtën gjë ka bërë edhe Moska zyrtare.

Rusia dëboi nga vendi 23 diplomatët britanikë, ndërsa vendosi të mbyllë dhe organizatën ‘British Council’.

Ministria e Jashtme ruse tha se 23 diplomatët në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Moskë do të “deklaroheshin persona non-grata” dhe do të dëboheshin brenda një jave, shkruan BBC. Dy ditë më parë ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se diplomatët do të dëboheshin shumë shpejt. “Absolutisht, shumë shpejt, unë jua premtoj”. Lavrov tha gjithashtu se qasja e Britanisë së Madhe për çështjen u shkaktua pjesërisht nga problemet e qeverisë mbi Brexit.

Kujtojmë se ky hap erdhi pasi Britania e Madhe mori masat e saj pasi Moska refuzoi të shpjegojë se si u helmua një ish-spiun dhe vajza e tij në Britani të Madhe. / Balkanweb

Leave a Reply

Back to top button