Duhej marrë me të mira Rupert Murdochu për të riformuar marrëdhënien me “Fox News”? Pyesni Kushnerin. Është për t’iu kërkuar këshillë Henry Kissingerit për të hartuar diskutimin mbi politikën e jashtme? Është marrë Kushneri. Kush e udhëheq delegacionin në Kongres për të negociuar me Spikerin Paul Ryan një axhendë të përbashkët? Kushneri. Kush tërheq me sharmin e tij financuesit e pakët të Hollywoodit, që duan të mbështesin kandidatin republikan? Gjithmonë Kushneri. Kujt i takon fjala e fundit mbi shkarkimin e këshilltarit më të rëndësishëm të fushatës elektorale? Dihet, Kushnerit
Jared Kushner, bashkëshorti i vajzës Ivanka: nga dekoracion i familjes në eminencë gri i universit të Donald Trump
Kur Paul Manafort nisi të ngecë, i kritikuar nga çdo anë prej lidhjeve opake të dikurshme të tij me autokratë dhe satrapë, i braktisur nga kolegë të afërt e të largët, Donald Trump ngriti telefonin, për të kërkuar këshilla sesi të vepronte. Duhej ta shkarkonte apo ta shpëtonte menaxherin e fushatës elektorale, atë të punësuar disa muaj më parë për të zëvendësuar një funksionar tashmë të papëlqyer nga shumë në rrethin magjik? I fundit që ka pyetur ka qenë dhëndërri, Jared Kushner, që në atë moment ndodhej me pushime në Kroaci bashkë më të shoqen Ivanka dhe tri fëmijët e tyre. Kushner është shprehur pa hezitim në favor të shkarkimit. Dy ditë më pas ndodhej në New York, i ulur rreth një tavoline bashkë me Trumpin…