Histori

Dhjetë arritjet kryesore të qytetërimit perëndimor, përgjatë historisë

Le ta pranojmë: Deri më tani 2020-a, ka qenë një vit shumë i mjerë. E vetmja gjë që duket se tërheq vëmendjen e medieve botërore pas pandemisë vdekjeprurëse, janë trazirat dhe plaçkitjet në mesin e protestave kundër brutalitetit të policisë. Tani të gjithë kemi pak nevojë për pozitivizëm, dhe për të kujtuar një sërë arritjesh të mëdha të qytetërimit perëndimor përgjatë historisë.

  1. Sistemet hidraulike

Sistemi i parë i ndërlikuar i rrjetit nëntokësor të ujërave, u ndërtua rreth shekullit XVIII Para Krishtit nga qytetërimi Minoan në Kretën e sotme. Kryeqyteti i tyre, Knosos, kishte një sistem hidraulik të dyanshëm, që nga njëra anë furnizonte banorët me ujë, dhe nga ana tjetër siguronte nxjerrjen jashtë të ujërave të zeza.

Kulturat e tjera perëndimore ishin pionierë në sistemet hidraulike. Grekët e lashtë në Athinë, përdornin një sistem tubacionesh të brendshme, që lejonte pasjen e dusheve me presion. Më vonë, në shekullin I Pas Krishtit, shpikësi Grek Heron përdori tubacionet me presionit për fikjen e zjarreve në qytetin e Aleksandrisë në Egjipt.

  1. Monedha si një mjet shkëmbimi i zakonshëm

Të shfaqura diku në fundin e shekullit VII Para Krishtit në Mbretërinë e Lidias, ato përbëheshin nga një përzierje prej 55 për qind ar, 45 për qind argjend, dhe një sasi e vogël bakri që u garantonte qëndrueshmëri. Lidia e Lashtë ishte një qendër tregtare, që ndodhej në Turqinë e sotme Perëndimore, përfshirë qytetin-port të Efesit. E pushtuar në fillim nga Aleksandri i Madh i Maqedonisë, kjo mbretëri u bë në vitin 133 Para Krishtit pjesë e Perandorinë Romake.

  1. Përhapja e demokracisë

Praktika e qytetarëve, që marrin një rol të gjerë në përcaktimin e qeverisjes së tyre, i ka rrënjët në Greqinë e lashtë. Vetë fjala “demokraci” rrjedh nga fjalët dreke ‘demos’ (popull) dhe ‘kratos’ (sundim) . Kjo formë qeverisje u zhvillua në Greqi diku rreth fundit të shekullit V-të ose fillimit të shekullit V Para Krishtit.

Demokracia e lashtë greke përbëhej nga Eklesia, një organ kolegjial që hartonte ligjet dhe diktonte politikën e jashtme të Athinës; nga Bule,me përfaqësues nga 10 fiset kryesore athinase; dhe Dikasteria, gjykatat publike ku qytetarët debatonin para një jurie të përzgjedhur me short.

Ndonëse demokracia e lashtë greke kishte pak ngjashmëri logjistike me qeveritë e sotme përfaqësuese, synimet e saj ishin të ngjashme:një qeverisje me një legjitimitet të bazuar tek qytetari.

7.Letërsia klasike antike

Përveç kontributit të saj madh në motivet e ndryshme letrare dhe kinematografike bashkëkohore – drama, udhëtime heroike, komedi – veprat e letërsisë antike greke dhe romake, datojnë mbi dy mijëvjeçarë më parë. Merrni për shembull “Medean” e Euripidit. Lexuesit janë shpesh në dilemë nëse personazhi krysor është një vrasëse e pamëshirshëm që helmoi një mbret dhe i vrau me gjakftohtësi fëmijët… apo një grua e përbuzur që shfrytëzoi të vetmen mundësi të vlefshme që pati në dispozicion. Në thelbin e kësaj vepre, është historia e pafuqisë femërore me pasoja vdekjeprurëse. Shtypja, dashuria, tradhtia, mizogjinia janë të gjitha atje për tu lexuar dhe shijuar.

  1. Skolastika dhe metodat shkencore

Skolastika e përforcoi në thelb përdorimin e arsyes në eksplorimin e pyetjeve të filozofisë dhe teologjisë. Megjithëse skolacizmi ishte në vetvete i lidhur pazgjidhshmërisht me doktrinën e Kishës, ai ndihmoi në sigurimin e një modeli të distancimit të shëndetshëm midis arsyes dhe fesë, dhe ishte një faktor thelbësor i kalimit tek Rilindja.

Së bashku me studentin e tij Shën Toma Akuini, Manju bëri shumë vëzhgime shkencore në astronomi, kimi, gjeografi dhe fiziologji. Një bashkëkohës tjetër, Roxher Bejkën, bëri thirrje t’i jepej fund pranimit të koncepteve të paracaktuara, madje edhe bindjet e mbajtura gjerësisht të përpunuara nga mendjet e lashta me ndikim si Aristoteli. Tre shekuj më vonë, në vitin 1621, një i afërm i largët i Bejkën, Frensis Bejkën botoi librin “Novum Organum”, që mbronte arsyetimin induktiv si një themel të domosdoshëm për të menduarit shkencor, dhe hodhi bazat e metodës moderne shkencore.

  1. Lindja e shtypshkronjës dhe masivizimi i letërsisë

Në aspektin e zgjerimit të dijeve njerëzore, viti 1440 mund të përfaqësojë vijën më të rëndësishme ndarëse në historinë e njerëzimit. Atë vit gjermani Johan Gutenberg shpiku një shtypshkronjë të aftë për të prodhuar libra. Para shpikjes së tij, prodhimi i kopjeve të librave ishte një proces i mundimshëm që kryhej me dorë.

Shkalla e shkrim-leximit u rrit në mënyrë të konsiderueshme dhe Rilindja Evropiane që kishte filluar rreth një shekull më herët filloi të zhdukej. Shtypshkronja e përshpejtoi ritmin e arsimit të përparuar, duke lejuar ndarjen e njohurive në një shkallë shumë më të gjerë se sa mund të arrinin mësuesit e veçantë.

  1. Udhëtimi përreth botës

Eksplorimet detare datojnë dhjetëra mijëra vjet më parë. Arkeologë mendojnë se detarët e parë që kryen udhëtime të gjata janë aborigjenët e Australisë rreth 60.000 vjet më parë. Por askush në historinë e regjistruar nuk kishte bërë diçka thelbësore për të kuptuar gjeografinë botërore: lundrimin në të gjithë planetin tonë.

Gjërat nisën të ndryshojnë 501 vjet më parë, kur Ferdinand Magelani nisi ​​lundrimin e tij me 5 anije nga Spanja me synim gjetjen e një rrugë më të shkurtër tregtare për në Inditë Lindore. Ai nuk e zbuloi dot atë. Por ajo që arriti ishte një rrugë e ngushtë ujore në cepin jugor të Amerikës së Jugut që lidhte 2 oqeane. Për nder të tij ajo u quajt Ngushtica e Magelanit.

  1. Aeronautika: Në Hënë dhe përtej saj

Në vitin 1784, Benxhamin Frenklin dhe Xhon Adams, etërit dhe themeluesit e Amerikës ndodheshin në Paris për të dëshmuar një ngjarje historike:Markzi d’Arland dhe Pilatr dë Rozje u bënë të parët që udhëtuan me një balon me ajër të nxehtë. Ata u ngjitën deri 1 mijë metra larg nga toka para se të zbrisnin sërish 8 km më tutje. Ndërkohë më shumë se 1 shekull më vonë, qytetërimi perëndimor bëri një hop tjetër gjigant, kur vëllezërit Uilbur dhe Orvil Rajt ndërtuan avionin e parë në vitin 1903. 66 vjet më vonë, civilizimi perëndimor çoi njerëzit e parë në Hënë. Sot ambiciet janë shumë më të mëdha, dhe synohet eksplorimi i hapësirës.

  1. Linja e prodhimit zinxhir në fabrika

Në dhjetorin e vitit 1913, Henri Ford prezantoi linjën e parë të prodhimit në zinxhir në fabrika. Sistemi bazohet në idenë se një punëtor mund të kryejë të njëjtin veprim në mënyrë të përsëritur shumë më shpejt, se sa një sërë veprimesh të ndryshme në vazhdimësi.

Kjo linjë rezultoi të ishte një nga përmirësimet më të mëdha të efikasitetit të punës së arritur ndonjëherë:koha që u desh për të ndërtuar një nga automjetet Ford, u zvogëlua nga mbi 12 orë

në vetëm 2 orë e 30 minuta, pra gati 5 herë më shpejt. Linja e prodhimit të Ford, i dhanë mundësi klasës së mesme të pajise me makinë, pasi edhe çmimet e një makine Ford ranë nga 50 dollarë në nën 300 dollarë.

  1. Krishtërimi

Në tërësi bota perëndimore siç e njohim sot, ekziston falë përpjekjeve të murgjve dhe studiuesve të krishterë të mesjetës. Në të ashtuquajturën Mesjetë e Errët, ata punuan pa u lodhur në manastiret e tyre të ftohta, për të ruajtur të gjithë njohuritë e botës antike në formën e dorëshkrimeve që kopjoheshin me dorë. Arti, muzika, letërsia, drejtësia sociale, mënyrat e sjelljes dhe shumë pjesë të tjera të shoqërisë sonë ekzistojnë në formën që ne i njohim sot, falë ndikimit të krishterimit në qeveritë e shoqërisë perëndimore. / ListVerse – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button