1. Kryeministrja britanike, Theresa May, thotë duke largimi nga BE nuk do të thotë mbajtje të një pjese të anëtarësimit. Duke folur në intervistën e saj të parë të vitit 2017, May përsëriti rëndësinë e gjetjes së një marrëveshje që funksionon për të dyja, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në, ndërkohë që ka anashkaluar pyetjet rreth çështjes së një “Brexiti të vështirë.”
2. Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka pranuar se Rusia ishte prapa hacker-imit të Komitetit Elektoral të Partisë Demokratike. Reince Priebus deklaroi se Trumpi “e pranon faktin se ky rast i veçantë ishte kryer nga subjekte në Rusi”, por ka argumentuar se Komiteti Elektoral duhet të kritikohet se nuk ka marrë më seriozisht sigurinë kibernetike.
3. Të paktën 4 ushtarë izraelitë janë vrarë në sulmin me kamion në Jeruzalem. Ushtria tha se një oficer dhe tre kadetë u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën. Policia tha se tre prej të vdekurve ishin gra. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se është e mundshme që sulmi të jetë i frymëzuar nga Shteti Islamik.
4. Ministri i jashtëm i Britanisë Boris Johnson ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për t’u takuar me këshilltarët e Trumpit. Vizita e Johnsonit është pjesë e strategjisë së Kryeministres May për të përmirësuar marrëdhëniet me ekipin e Trumpit, pasi presidenti i zgjedhur e irritoi qeverinë duke thënë se aktivisti anti-BE, Nigel Farage, do të ishte një zgjedhje e mirë për ambasador i Britanisë në Uashington.
5. I dyshuari për atentatin në aeroportin e Floridës është akuzuar dhe mund të përballet me dënimin me vdekje. Autoritetet federale pretendojnë se Esteban Santiago, 26, filloi të qëllojë mbi në pasagjerët sapo mbërriti në Terminalin 2 në zonën e kërkesës së bagazheve, të shtunën. Nga sulmi gjetën vdekjen pesë persona dhe u plagosën gjashtë.
6. Dy sulme vetëvrasëse me bomba kanë vrarë dhjetëra njerëz në tregjet e Bagdadit. ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin e parë. Ai është më i fundit, në një valë sulmesh militante në kryeqytetin irakian.
7. Ish-ambasadori i Britanisë në BE u takua fshehurazi me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron para se ai të largohej me dorëheqje, për të paralajmëruar për planet “kaotikë” për Brexitin, të Theresa Mayt. Sipas The Sunday Times, Sir Ivan Rogers i tha Cameronit që Brexit do të çojë në shkatërrimin e sigurtë reciprok të Mbretërisë së Bashkuar dhe bllokut 28-vendesh.
8. Ish-presidenti iranian Akbar Hashemi Rafsanjani ka vdekur nga një atak në zemër. Rafsanjani ishte një titan politik i Iranit post-revolucionar. Vdekja e tij pritet të jetë një goditje për presidentin e Iranit, Hassan Rouhani përpara zgjedhjeve presidenciale në maj, pasi ai ka luajtur një rol kyç në fitoren e thellë të Rouhanit në vitin 2013.
9. Qeveria e Venezuelës ka njoftuar një rritje prej 50% të pagës minimale dhe pensioneve, mes një inflacion që ka marrë dhenë. Presidenti Nicolas Maduro thotë se ai do të rrisë pagën minimale mujore me 40.000 bolivarë, rreth $ 82, me kursin zyrtar të këmbimit më të lartë, me shpresën se do të mbrojë vendet e punës dhe të ardhurat. Kjo është rritja e pestë në një vit.
10. Koreja e Veriut thotë se mund të testojë një raketë balistike interkontinentale (ICBM) në çdo kohë nga çdo vend. Ajo thotë se një politikë armiqësore e SHBA është për t’u fajësuar për zhvillimin e armëve nga ana e saj. / www.bota.al