Iluzionet masive janë gjëra të çuditshme, që nxisin imagjinatën – dhe besimin absolut – tek grupe të tëra njerëzish. Ndërsa psikologjia e tyre mund të jetë ende e mjegullt, ekzistojnë një numër shembujsh të komunitete të tëra, që ndajnë të njëjtin mashtrim.
10. Gjuetia ndaj shtriganëve të Liverpulit
Shtriganët janë qenie të vogla e të këqija, që kujtohen më rastin e kremtimeve të Ditës së Shën Patrikut, por në vitin 1964, mijëra fëmijë – dhe disa të rritur – vizituan Parkun Jubile në Liverpul të Anglisë, me bindjen e vërbër se do të gjenin shtriganë. Gjuetia nisi në qershor, dhe në 2 korrik, policia e pajisur me helmeta ndërhyri për të mbrojtur njerëzit mos dëmtonin njëri-tjetrit.
Rreziku i lëndimit ishte aq i madh, sa që u ngrit një qendër e përkohshme mjekësore në park. Gjuetia për shtriganët u perhaps edhe në varrezat e Kishës së Shën Çedit, para se të merrte fund. Ajo që shkaktoi fillimin e panikut, qe një grua pretendoi të kishte parë një objekt të pazakontë, që po fluturonte mbi Liverpul nga drejtimi i Irlandës (duke sjellë sipas saj edhe shtriganët e vëgjël).
Një tjetër person i quajtur Brajan Xhons, i cili ishte duke punuar në kopshtin e tij me rroba të ngjashme si shtrigan, kur një grup fëmijësh e quajtën pikërisht kështu. Xhons filloi të çirrej dhe hidhte tej plisa bari, çka me gjasë ushqeu edhe më shumë thashethemet.
9. Incidenti i Holinuellit
Në 13 korrik të vitit 1986, studentët u mblodhën në Holinuell Shougraund në Kirkbi Eshfilld në Angli për një konkurs të bandave muzikore marshuese. Dëshmitarët raportuan se papritmas, qindra studentë ranë në heshtje, dhe rreth 300 prej tyre u shembën përtokë. Njëri prej tyre qe një foshnje rreth 3 muajsh. Nxënësit do të përshkruanin të njëjtat simptoma – djegie në sy dhe fyt, vjellje, dhimbje koke dhe barku.
Kur gjithçka përfundoi 259 vetë do të shtroheshin në spital, dhe ngjarjes iu dha një emër ogurzi: Të gjithë ranë përtokë. Edhe disa dekada me vconë, mbetet ende e paqartë se çfarë e shkaktoi atë dukuri gjatë interpretimit të bandës muzikore. Disa pretendojnë se që një histeri masive, ndërsa të tjerë flasin për mundësinë që shkaktë të ishte një pesticid me të cilin ishte spërkatur fusha, por nuk u konfirmia ndonjëherë diçka konkrete mbi atë ngjarje.
8. Raportimet mbi Yllin e Edisonit
Ndërmjet muajve mars-prill të vitit 1897, një panik i çuditshëm kaploi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mijëra njerëz raportuan se kishin parë atë që ata filluan ta quajnë “Ylli i Edisonit”, një aparat gjigand që mendohej se qe krijuar nga Tomas Edisoni, në një përpjekje të tij për të reflektuar dritën nga bregdeti lindor në atë perëndimor. Të tjerë mendonin se ai ishte duke u përgatitur projektin i tij më të madh deri në atë kohë – një llambë ndriçuese gjigante, që ishte e aftë të ndriçonte të gjithë vendin.
Sigurisht asnjëra nuk ishte e vërtetë, por kjo nuk pengoi shfaqejen e mijëra sinjalizuesves në të gjithë vendin. Banorët e Portlendit në shtetin e Meinit, folën për “balona elektrike” që kishin qëndruar mbi qytetin e tyre për ditë me rradhë, dhe një mori dëshmish të tjera erdhën nga Sent Pol në Minesota. Thashethemet kishin nisur me një nga eksperimentet e Edisonit në “Menlo Park”, ku ai dërgoi balona në qiell, si pjesë e punës me telegrafin pa tel. Për të patur rezultate më të mira gjatë natës, ai u bashkangjiti balonave nga një dritë, dhe imagjinata kombëtare bëri pjesën tjetër.
7. Paniku nga Orang Minyak (Njeriu prej nafte)
Raportet mbi një krijesë të tmerrshme të quajtur orang minyak (Njeriu prej nafte) filluan
në vitin 2012 në qytezën Kampung Laksamana në Malajzi. Sipas legjendës, krijesa qe një
njeri që shëtiste natën vetëm në të brendshme, duke kërkuar vajza të virgjëra. Çdo përdhunim mendohej rriste pushtetin e tij të mbinatyrshëm, dhe ai qe lehtësisht i identifikueshëm për shkak të lëndës së zesë me të cilin e mbulonte veten për t’u fshehur mirë në errësirë.
Raportimet mbi orang minyak u morën aq seriozishtm sa që lagjet filluan të mbikëqyren nga qindra njerëz të armatosur me sëpata dhe hanxharë. Një panik i ngjashëm shpërtheu në Sungai Petani në vitin 2009, si dhe në Sri Lanka. Edhe pse orang minyak qe gjithmonë një figurë folklorike, vetëm në vitet 1960 studiuesit filluar të pyesin veten nëse mos raportimet mbi parjen e kësaj krijese, qenë dukë u përdorur si një justifikim për përdhunimet.
6. Miti i Luftës së Botëve
Gjithkush është i njohur me panikun masiv që u përhap nga transmetimi i famshëm në radio i Orson Uellsit… dhe ky është pikërisht iluzioni të cilin kemi parasysh. Nuk ka asnjë dëshmi të vërtetë të çdo lloj paniku aktual, dhe ato prova vijnë nga një burim më pak se i paanshëm, gazetat. Asokohe, radioja ishte burimi i ri për lajmet në vendt, dhe në një përpjekje për të rifituar pozitën e tyre si burimi më i besueshëm, gazetat e kritikuan ashpër transmetimin.
Ndërsa “Neë York Daily Neës” e dënoi transmetimin përmes një titulli në faqe të parë, kujtimet e redaktorit Ben Gros tregojnë një histori të ndryshme të rrugëve të shkreta dhe absolutisht asnjë panik masiv. Edhe sikur të gjithë qe e patën dëgjuar të dilnin në rrugë nga paniku mbi alienët, kjo nuk do të kishte shumë rëndësi. Sipas C.E. Huper, rreth 98 për qind e njerëzve e humbën programin në favor të “Chase dhe Sanborn Hour”. Vetëm rreth vitit 1940, paniku nga Lufta e Botëve u shndërrua në episodin e një histerisë masive që ne e mendojmë edhe sot.
5. Frika e madhe e milanezve nga helmimi
Në vitin 1630, Mbreti i Spanjës Filipi IV dërgoi një shkresë zyrtare në Milano, duke paralajmëruar qytetin se 4 të burgosur të arratisur nga burgu, mund të shkonin atje me qëllim përhapjen e murtajës nëpërmjet pomadrave të kontaminuara. Në atë që mund ose s’mund të ketë qenë një rastësi, epidemia e murtajës shpërtheu në fakt në qytet, dhe njerëzit u bindën se dikush i kishte helmuar ata.
Banorët u betuan se kishin parë njerëz të dyshimtë, që spërkasnin me helm katedralen e Milanos, dhe gjërat dolën shpejt jashtë kontrollit, për shkak të bindjes se çdo cep i kishës qe i mbuluar nga helme që përmbanin murtajën. Njerëzit filluan të vënë në dukje njolla dhe shenja të ndruyshme në të gjithë qytetin, dhe të gjithë u vunë në kërkim të helmuesve misteriozë. Njerëz të panumërt u sulmuan dhe madje u vranë për veprime në dukje të padëmshme, si fshirja e një stoli përpara se të gjunjëzoheshin për t’u lutur (një gabim që i kushtoi një 80-vjeçari një rrahje makabre).
4. Zhurma e vitit 1828
Prania misterioze e një zhurme të ulët është raportuar në shumë vende, më i njohuri në Taos
të Nju Meksikos. Hetimet e ndryshme kanë pohuar se zhurma mund të jetë çdo gjë, nga një dukuri e shpjegueshme shkencërisht tek një iluzion masiv. Ideja e zhurmës është bërë temë e teorive konspirative, por çka e bën të tillë është një konspiracion që daton çuditërisht shumë kohë më parë.
Dëshmia e parë e shkruar e pranisë së një tingulli të mbinatyrshëm dhe të vazhdueshëm, daton që në vitin 1828. Udhëtarët që kanë shëtitur nëpër Malet Pirenej, shkruan në lidhje me një zhurmë që gati i përshkoi kur mbërritën në malin Maladeta. Ata e përshkruan atë si një ”zhurmëne një ofshame, e cila e vetme theu një heshtje varri”.
3. Epidemia e gërvishjeve në xhamat e përparmë të makinave
Banorët e Kalifornisë, Ilinoisit, Indianës, Kentakit, Miçiganit, Ohajos, Oregonit, Uiksonsinit dhe Uashingtonit (ku u përhap paniku) e gjetën veten në mesin e një fenomeni të çuditshëm në vitin 1954. Një numër xhamash makinash të shqyrtuara nga autoritetet, kishin gërvishje nga një forcë e panjohur. Shumica e sipërfaqeve të tjera në natyrë ishin të paprekura, por mijëra njerëz u përpoqën të shpjegojnë çfarë po ndodhte.
Testimet e fshehta bërthamore u bënë shpejt përgjegjëse për dëmin e pashpjegueshëm, dhe filluan të qarkullojnë thashetheme se shenjat qenë shkaktuar nga pasojat e një testimit të një bombe me hidrogjen aty pranë. Disa artikuluan teoritë më të komplikuara, si ideja se bombat bërthamore të shpërthyera nën det hodhën në ajër miliarda krijesa të vogla detare, dhe se shenjat qenë shkaktuar nga përplasja e tyre në xhama. Të tjerë pretendonte se insektet e spërkatura me helme kishin gërvishtur xhamat pas përplasjes. Raportet gradualisht u pakësuan dhe u ndalën plotësisht deri në fund të verës.
2. Epidemia gjermane e dridhjeve
Në prag të shekullit XX, një seri epidemish të të dridhurave përfshinë shkollat gjermane. Gjatë verës së vitit 1892, studentët në Gross-Tinz u prekën nga dridhjet, të colat filluan tek duart dhe shumë shpejt u përhapën në të gjithë trupin e tyre. Situata u bë aq problematike sa që shkollat u mbyllën (çka i nxiti studentët në Bazel të Zvicrës, të përpiqeshin të stimulonin të njëjtën gjë qëllimisht për të shkaktuar mbylljen e shkollave të tyre).
Në vitet 1905- 1906, studentët gjermanë në Meizen, të cilët qenë regjistruar në një program mësimor që kërkonte një volum të madh të shkruari, filluan të kenë dridhje në duar, dhe në ndërmjet muajve tetor-mars, u prekën plot 237 nxënës. Në fillim të vitit 1906, dridhja duket u përhap në një shkollë në Shemnic, ndërsa mjekët e shkollës vendosën të përdorin terapinë e shokut elektrik mbi studentët, në një përpjekje për t’i sugjestionuar se qenë duke u dridhur qëllimisht, pasi kishin dëgjuar për situatën në Meizen. Ata përfundimisht vepruan kështu.
1. Epidemia e tarantizmit në Itali
Një nga rastet më të famshme të vallëzimit masiv, ka ndodhur në Ahen të Gjermanisë në vitin 1374. Për shekujt e ardhshëm, dukuri të ngjashme do të ndodhnin në të gjithë Evropën, por një lloj i veçantë iluzioni masiv kaploi Italinë. Tarantizmi është besimi se një person, zakonisht një grua, është kafshuar nga një merimangë. Besimi popullor qe se e vetmja mënyrë për të hequr qafe helmin e merimangës, ishte kërcimi nën rritmin e një lloji të veçantë muzikor.
Tarantela kërcehet ende sot, dhe i ka rrënjët e saj në këtë iluzion masiv shekullor. Interpretimet moderne të shkrimeve mesjetare, flasin në detaje për episode të shpërthimit të tarantizmit në Itali, dhe sugjerojnë se ajo mund të ketë patur si shkak diçka tjetër. Simptomat e raportuara përfshinin zalisjet, vizionet, dhe dridhjen e pakontrollueshme, të cilat mund të jenë të lidhura me praktikat e një sekti të caktuar fetar, mënyra e të cilit qenë të panjohura për masat e gjera dhe kronistët e kohës.