Dhjetëra persona dyshohet të kenë humbur jetën në një shpërthim të ndodhur në një minierë në lindje të Ukrainës, në rajonin e Donetskut, që është përfshirë nga luftimet mes rebelëve pro –rusë dhe forcave qeveritare. Agjencia Reuters citon burime zyrtare, sipas të cilave viktimat janë të paktën 30. BBC raporton për një viktimë të konfirmuar, 14 të plagosur dhe për 73 minatorë, fati i të cilëve nuk dihet ende. Shpërthimi i ndodhur nga rrjedhja e gazit metan e ka bllokuar galerinë e minierës. Autoritetet kanë nisur një operacion kërkim –shpëtimi.
Less than a minute