Italia raportoi sot 53 vdekje të reja nga COVID-19 kundrejt 72 një ditë më parë dhe 197 raste të reja, nga 270 një ditë më parë, tha departamenti i Mbrojtjes Civile.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga shpërthimi i pandemisë shkoi në 33.899, tha agjensia, e katërta më e larta në botë pas atyre të Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Brazilit.
Me një numër të përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 234.998, Italia tani ka raportin e shtatë më të lartë global. Numri i personave aktivë ra në 35.262 nga 35.877 një ditë më parë./bota.al/