Horizonti.al

Dhoma e bestytnive: E vërteta për macet e zeza

Screen Shot 2016-04-13 at 12.11.00Nëse një mace e zezë të pret rrugën, do të kesh fat të keq, dhe mund të jetë gjithashtu ogur për vdekje. Në një tjetër version, besohet që nëse një mace e zezë ecën drejt teje, do të të sjellë fat të mirë dhe nëse largohet, fati të largohet bashkë me të.

Në Egjiptin e lashtë të gjitha macet, duke përfshirë ato të zeza, shiheshin me vlerësim dhe mbroheshin nga vdekja dhe lëndimi. Në Angli dhe Irlandë është zakon që macet e zeza sjellin fat të mirë.

Gjatë Mesjetës, macet e zeza shiheshin si demonë dhe shoqëruese të shtrigave dhe ato duheshin shfarosur. Për shkak se shiheshin si demonë, besohej se një mace e zezë që të priste rrugën, do të bllokonte lidhjen tënde me Zotin dhe hyrjen në parajsë. Paranoje përreth kësaj bestytnie shkaktoi shfarosjen e shumë maceve të zeza, si dhe vrasjen dhe ndëshkimin e kujtdo që kujdesej për to./bota.al

Leave a Reply

Back to top button