Ekziston edhe një fjalë për frikën nga numri 13 – triskaideafobia, me origjinë greke. Ndërsa fjala për frikën nga E premtja, dt 13 është paraskevidekatriafobia.
Në shumë kultura, besimi se numri 13 sjell fat të keq është kaq i fortë, saqë shumë hotele, zyra dhe ndërtesa banimi nuk e kanë apo nuk e njohin një kat të 13, aeroportet zakonisht nuk e kanë një portë me nr. 13 dhe shumë njerëz rrijnë në shtëpi të premteve, dt 13.
Kinezët dhe egjiptianët e lashtë besonin se numri 13 sillte fat të mirë. Egjiptianët besonin në 12 fazat e jetës drejt iluminimit spiritual. Faza e 13 ishte jeta e përtejme. Në këtë kuptim, vdekja nuk ishte një vend për t’u patur frikë, por një vend me shumë vlerë pas kësaj jete.
Një teori përse ekziston ky besim kaq negativ për numrin 13 është se Juda, i cili tradhëtoi Jezusin, ishte personi i 13 që u ul në Darkën e Fundit.
Në vitin 1881, një grup njujorkezësh iu vunë punës për zbërthimin e kësaj bestytnie dhe krijuan një grup të quajtur Klubi i Trembëdhjetës. Takimi i parë i grupit u zhvillua të Premten, dt 13, në orën 8.13 dhe 13 vetë u ulën të darkojnë në dhomën me numrin 13. Që të futej në dhomë, secili mysafir eci nëpër shkallë dhe u ul i rrethuar nga pirgje me kripë të derdhur. Të gjithë mbijetuan. Për 40 vitet e ardhshëm, Klube të Trembëdhjetës u krijuan në gjithë SHBA, por më pas e humbën popullaritetin./bota.al