Barcelona po ndjek me kujdes Di Marian. Talenti argjentinas kërkon që të bashkohet me blaugranat: pikërisht për këtë arsye, sipas “Cadena Ser” futbollisti i ka kërkuar trainerit Emery dhe ekipit të Paris Saint-Germain që të mos pengojnë transferimin e tij. Një tratativë e ndërlikuar kjo mes katalanasve dhe parizienëve, sidomos pas çështjes Neymar, por që mund të zhbllokohet falë edhe futjes në lojë të Andre Gomesit, një mesfushor i cili i pëlqen trainerit të ekipit francez. / Bota.al
Less than a minute