Islamizimi i vendit, çensura, represioni kundër minoriteteve dhe opozitës politike, skandalet në trajtimin e refugjatëve. Pavarësisht të gjithave, Brukseli i jep 3 miliardë euro Erdoganit dhe rinis procesin e anëtarësimit në BE të Ankarasë. Por a jemi realisht të përgatitur për ta futur Turqinë në Evropë?
Për liderin rus, Vladimir Putin, me udhëheqjen aktuale turke, nuk ka perspektivë bashkëpunimi. Në fakt, Erdogani, sipas asaj që deklaroi Putin në 17 dhjetor gjatë konferencën tradicionale për shtyp në fund të vitit, është përgjegjës për “islamizimin” gradual të vendit. “Nëse Ataturku do të mund të shihte se çfarë po ndodh në vendin e tij, do të ngrihej nga varri”- tha shefi i Kremlinit.
Megjithatë për Evropën “sulltani” i Ankarasë, vazhdon të jetë një bashkëbisedues i privilegjuar. Vetëm pak ditë më parë, pati thirrje për përshpejtimin e dhënies së fondit prej 3 miliardë eurosh për arkat e Ankarasë, dhe në veçanti mbi dispozitat për pritjen…
[real3dflipbook id=”755″] |