BotaMAIN

Dilema e disidentit

Nga Elisabeth Braw

“Engelsbergideas”

Alexey Navalny ka vuajtur rreth 7 muaj nga dënimi prej 2 vite e 8 muaj burg. Por ndëshkimi nuk e ka demoralizuar, duke bërë që ai ta braktisë aktivizmin e tij. Përkundrazi, Nalalny është po aq i zëshëm si kurrë më parë. Por edhe pse publiku perëndimor e njeh mirë Navalny-n dhe deklaratat e tij si brenda dhe jashtë burgut të cilat tërheqin shumë vëmendje, Perëndimi e ka ende të vështirë ta kuptojë aktivistin e opozitës ruse.

Kjo për shkak se shumë prej nesh në Perëndim, nuk mund ta konceptojnë ekzistencën e disidentëvembështesin shoqëri të ndryshme nga ato perëndimore. “Ju duhet të imagjinoni një kamp pune si ato në Kinë, ku të gjithë të dënuarit marshojnë në rresht, dhe ku telekamerat ndodhen kudo. Ekziston një kontroll i vazhdueshëm nga gardianët dhe një kulturë vjedhje”- deklaroi Navalny gjatë një interviste me shkrim për “Neë York Times”dhënë në muajin gusht, duke përshkruar burgun e sigurisë maksimale në të cilën ai po mbahet.

Natyrisht Navalny e dinte se kishte të ngjarë që të burgosej nëse rikthehej në Rusi nga Gjermania, ku ai u dërgua pasi gati vdiq si pasojë e një sulmi të dyshuar me helm vitin e kaluar. Vendimi i tij për t’u rikthyer në vend habiti shumë nga miqtë dhe mbështetësit e tij perëndimorë.

Ai mund të jetonte në siguri dhe rehati në Berlin, dhe të gëzonte të mirat e sundimit të ligjit në Gjermani. Ndërkohë ishte më se e qartë se në Rusi ai do të përballej jo vetëm me akuza penale, por edhe me sulme të ndryshme ndaj figurës apo edhe jetës së tij. Po ashtu, ai e dinte se do të përballej me procedime penale të inskenuara.

E megjithatë ai u rikthye në Rusi. Sapo kaloi sportelin ku kontrollohen pasaportat në aeroport, u arrestua nga policia. Shumë shpejt doli para gjykatës, i akuzuar se nuk ka raportuar për largimin nga vendi tek oficeri i policisë gjyqësore, duke qenë se disa vite më parë ishte liruar me kusht.

Por në kushtet kur ai iku nga Rusia në gjendje kome, e shkaktuar nga helmimi i dyshuar, akuza të tilla janë makabre. Gjatë gjyqit, njeriu që u pa gjerësisht si lideri i opozitës ruse, pasi u bë i famshëm përmes demaskimit të korrupsionit qeveritar, dha një lloj shpjegimi për aktin e tij:Unë dua që Rusia të jetë po aq e pasur sa ka edhe potencialin t ë jetë. Unë dua që kjo pasuri të shpërndahet në mënyrë më të drejtë. Unë dua që ne të kemi një sistem shëndetësor normal. Unë dua që burrat të jetojnë aq gjatë sa të arrijnë të dalin në pension. Sot gjysma e tyre nuk ia arrijnë. Dua që të kemi një sistem arsimor normal, në mënyrë që njerëzit të mund të arsimohen. Unë dua që njerëzit të paguhen në punë po aq sa paguhen edhe në një vend tjetër evropian”- u shpreh ai para  gjykatës.

Është e qartë se Navalny dëshiron ta ndryshojë për mirë vendin e tij. A nuk duam që të gjithë ta bëjmë këtë për vendet tona? Në fakt, jo. Shumica e atyre që jetojnë në vende me regjime shtypëse, do të preferonin thjesht të iknin dhe të jetonin diku tjetër.

Kjo është arsyeja pse mijëra njerëz u përpoqën të hipnin në avionët e fundit që po largoheshin nga Kabuli gushtin e këtij viti. Dhe kjo është arsyeja pse gjermano-lindorët rrezikuan jetën e tyre përpjekje për të kapërcyer Murin e Berlinit. Të paktën 140 njerëz humbën jetën në këtë mënyrë. Kjo është arsyeja pse koreano-veriorët arratisen nga vendi i tyre nëpërmjet shtigjeve jashtëzakonisht të rrezikshme, duke e ditur shumë mirë se do të vriten në rast se zbulohen.

Është kjo arsyeja pse banorët e Hong Kongut po largohen me mijëra nga qyteti i tyre i origjinës, ku situata e lirive dhe demokracisë po përkeqësohet me shpejtësi. Dhe është sërish kjo arsyeja pse Rusia, Bjellorusia dhe vendet e tjera autoritare janë të rrënuara nga emigracioni.

Por nëse duan që këto vende të ndryshojnë, atëherë disidentët e guximshëm duhet të qëndrojnë atje dhe të komunikojnë me bashkëqytetarët e tyre. Ky realitet më bëri shumë përshtypje në vitin 2012. Në atë kohë isha gazetare, dhe si shumë kolegë të tjerë doja të intervistoja Navalnyn.

Ai kishte folur tashmë për media të tjera perëndimore dhe fliste mirë anglisht. Por Navalny ishte në mëdyshje. Ai më tha se donte të fliste për mediat ruset dhe jo ato të huaja. Në fund ai ra dakord për intervistën, por pyetja që ngriti më ka mbetur ende në mendje. Pse një disident që përpiqet të ndryshojë vendin e tij të origjinës, duhet të komunikopërmes mediave ndërkombëtare?

fakt, disidentët me një profil të lartë ndërkombëtar, rrezikojnë të shihen thjesht si pengje perëndimore nga vendet e tyre. Ky është imazhi ideal për dikë që aspiron të ndihmojë në përmirësimin e vendit të tij. Pasi   sado i mjeruar që mund të jetë, ne të gjithë ndjejmë kryesisht besnikëri ndaj atdheut tonë.

Gerhard Gabriel, një pastor në Gjermaninë Lindore, e dinte se njerëzit në qytetin e tij eraportonin tek STASI (policia sekrete), edhe pse e mësoi më vonë sesa prej tyre e kishin bërë këtë:14 persona. Por ai nuk mendoi në asnjë rast të arratisej. “Unë ndihesha si një i krishterë,një pastor dhe një qytetar i RDGJ(Gjermanisë Lindore). Ishte vendlindja ime”- më tha ai në një rast.

Edhe pasi ra Muri i Berlinit dhe Gjermania u ribashkua, ai mbeti në vendlindjen e tij. Është pikërisht përkushtimi ndaj atdheut, ai që e bën kërcënimin e mërgimit të detyruar, një mjet kaq shumë të fuqishëm kundër disidentëve. Kur në vitin 1970, Aleksandr Solzhenitsyn fitoi çmimin Nobel për Letërsinë, ai nuk mundi të merrte pjesë në ceremoni, pasi një gjë e tillë rrezikonte ta pengonte atë të rikthehej në Bashkimin Sovjetik. Gjithsesi, 4 vjet më vonë autoritetet sovjetike e dëbuan Solzhenitsyn nga vendi.

Ai bëri një jetë të qetë në qytetin e vogël Cavendish në shtetin e Vermontit. Por për aq kohë sa qëndroi në Amerikë, e pati shumë të vështirë të përshtatej me jetën atje. Shumë qytetarë të Traktatit të Varshavës ishin në ekstazë nëse ndihmoheshin nga qeveritë e tyre për të shkuar në Perëndim.

Por disidentët janë ndryshe. Për shkak se e ndiejnë aq shumë fatin e vendeve të tyre të origjinës, nuk kanë gjasa të aspirojnë të jetojnë në Perëndim. Realiteti i të qenit disident,kërkon nga ata që përfshihen të jenë jashtëzakonisht të guximshëm. Kundërshtarët e regjimeve pësojnë shpesh diskriminim, ndëshkim me burg,ndonjëherë edhe humbjen e jetës.

Edhe nëse në fund arrijnë fitoren, nuk ka gjasa që të falënderohen për , apombulohen  me lavdi. Disidenti çek i zgjedhur më pas president Václav Havel, ishte një përjashtim. Në fakt, kur ndryshon era, shumë nga ata që i kanë ngacmuar disidentët kalojnë shpejt në anën e fituesve.

Ndërkohë disidentët nuk janë aspirantë për të qenë shenjtorë. Përkundrazi detyra e tyre e madhe është të rrëzojnë sundimin autoritar në vendin e tyre,nëpërmjet fuqisë së plotë të vullnetit të tyre. Nuk ka rëndësi nëse Navalny ka apo jo një karakter të bukur. Dhe e njëjta gjë vlen edhe për Havel, Solzhenitsyn, Lech Ëałęsa, Adam Michnik apo ndonjë nga shokët e tyre disidentë pas Perdes së Hekurt.

Dhe sigurisht nuk ka rëndësi nëse lufta kundër regjimeve të vendeve të tyre përfshin vleraperëndimore. Në fakt, në vlerësimin e disidentëve, qeveritë dhe vëzhguesit perëndimorë shfaqin në mënyrë të pandërgjegjshme një kompleks superioriteti. Shpesh, ata supozojnë se të gjitha vendet duan në mënyrë të pashmangshme të bëhen si ata, dhe se çdo kundërshtim ndaj një regjimi të padrejtë duhet gjithashtu të bazohet në dëshirën që ai vend të bëhet më shumë si Perëndimi.

Prandaj, nuk është për t’u çuditur që ne mbështesim disidentëtngjajnë me ne. Por sikur disidenti në fjalë të dëshirojë të bëhej më mysliman (si Vëllazëria Myslimane gjatë regjimit autoritar të Mubarakut), më tradicional (rasti i Solzhenitsyn),apo ndonjë variacion tjetër më fetar, më tradicional, e kështu me radhë? A është më pak e denjë për t’u mbështetur beteja e tyre e guximshme kundër një regjimi autoritar?

Shumica e njerëzve në vendet autoritare, mund të arrijnë në një moment në përfundimin se mënyra perëndimore e jetesës është superiore ndaj të gjitha formave të tjera të ekzistencës shoqërore. Por edhe mund të mos arrijnë kurrë në një përfundim të tillë. Ajo që duket se duan shumica e njerëzve që jetojnë nën regjime autoritare, është një zë në formësimin e fateve të vendeve të tyre.

Gjithsesi, shumë njerëz i durojnë regjimet autoritare, dhe bëhen pjesë e sistemit shtypës, pasi mendojnë se ai do të mbijeto. Megjithatë, asnjë sistem shtypës nuk zgjat përgjithmonë.

Disidenca nuk ka të bëjë me individin; por me sfidimin e një sistemi të padrejtë. Nëse ne vëzhguesit e jashtëm do t’i shikonim disidentët nga ky këndvështrim, do të zbulonim shumë njerëz tejet të guximshëm. Po ashtu mund të mësojmë se ata kanë ide mbi të ardhmen e shoqërive të tyre, të cilat janë po aq të vlefshme sa edhe tonat.

Marrë me shkurtime

Back to top button