Letersi

“Dimri”, poezia e Kadaresë shkruar me ndjenja “vjeshte”…

Dhe vjeshta i shkoi ‘fletët e saj’ 
i vërtit era, i përpjek 
dimri si perandor kinez 
ngjyrën e verdhë kudo e ndjek. 

Dhe këto re që tani vijnë 
ndryshe nga retë e gjertanishme 
të shkretat janë pa vetëtima 
porsi djerina te mërzitshme. 

Veçse nën to qyteti zien 
me drita,zhurma dhe trafik 
dhe flokët e tymta të uzinave 
mbi supe i bien madhërisht. 

Ja horizonti i bardhë i dimrit 
përballë peizazhit që lëviz 
harxhon të fundmen vetëtimë 
si reporteri të fundit blic.

Leave a Reply

Back to top button