Bota

“Diplomacia e tërmetit” Turqi-Greqi: A do të jetë këtë vit ndryshe nga 1999-a?

Nikos Konstandaras

Kathimerini

A do të ketë mundësi që një afrim midis grekëve dhe turqve, i nxitur nga tërmeti katastrofik i 6 shkurtit, të zgjasë më shumë dhe të sjellë përfitime më të qëndrueshme në marrëdhëniet midis dy vendeve, sesa “diplomacia e tërmeteve” e vitit 1999?

Tek e fundit, këtë herë kemi parë shprehje të sinqerta të miqësisë, pasi grekët dhe turqit e ndihmuan njëri-tjetrin të përballonin pasojat e tërmeteve shkatërruese në të dyja vendet. E megjithatë, vitet e fundit ajo kohë nuk ishte veçse një kujtesë melankolike se pavarësisht nga ndjenjat e miqësisë, problemet nuk largohen.

Afrimi i madh i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan me përfaqësuesit e fortë të shtetit të thellë, provokoi tensione gjithnjë e më të mëdha mes dy vendeve. Greqia e forcoi pozicionin e saj në Bashkimin Evropian, dhe i forcoi më tej marrëdhëniet me një gamë të gjerë vendesh (Shtetet e Bashkuara, Franca, Izraeli, Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabeetj).

Ndërkohë Turqia zhvilloi lidhje të ngushta me Rusinë, dhe filloi të zbatojë politika agresive në çdo drejtim, duke e kthyer vendin fqinj Greqinë, në një objektiv pothuajse të përhershëm të armiqësisë së saj. A mund ta kapërcejnë këtë humnerë emocionet e vërteta që janë shfaqur ditëve të fundit?

Disa probleme nuk mund të zgjidhen lehtë. Disa janë mbi një shekull të vjetra, ndërsa ca tëtjera janë ngritur vetëm nga njëra palë, Turqia. E megjithatë, që të dy vendet mund të gjejnërealisht një modus vivendi (një mënyrë bashkëjetese), nga i cili do të përfitojnë popujt e tyre.

Kjo derisa të vijë një kohë, e cila të jetë më e favorshme për gjetjen e një zgjidhje për mosmarrëveshjet e shumta midis 2 vendeve. Por sot disa faktorë lejojnë njëfarë optimizmi se gjërat mund të përmirësohen. Analistë të njohur në Turqi, besojnë se Erdogan nuk mund ti fitojë dot zgjedhjet, qofshin ato më 14 maj apo më 18 qershor, siç ishte planifikuar fillimisht.

Ashtu si tërmeti i vitit 1999 që nxori në pah paaftësinë e regjimit laik, i cili e kishte sunduar Turqinë për dekada, edhe ai i 2 javëve më parë e dëmtoi shumë imazhin e plotfuqishmërisë që kishte kultivuar Erdogan.

Për më tepër, burokracia e ushtrisë dhe shërbimeve të sigurisë, tashmë e goditur nga politikat e Erdoganit, u duk edhe një herë e dobët përballë emergjencës që shkaktoi tërmeti i fundit.Për këtë arsye, ato nuk janë në gjendje që ti diktojnë qeverisë së ardhshme vazhdimin e një nacionalizmi ekstrem.

Një tregues i një ndryshimi të afërt në udhëheqjen e vendit, është politika e miratuar nga 6 partitë opozitare, në një koalicion që njihet tashmë si Aleanca Kombëtare, në të cilën prioriteti i politikës së tyre të jashtme është anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian.

Prioritet për ta është gjithashtu edhe dialogu me Greqinë. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se do të zhduken problemet midis dy vendeve. Por është shumë e qartë se do të marrin fund politikat agresive Erdogan e çuan Turqinë në një rrugë pa krye, duke çuar në kthime të përsëritura prapa dhe në jo pak shanse të humbura.

Me një ekonomi tashmë në krizë, dhe e detyruar të përballojë koston e paimagjinueshme të rindërtimit pas tërmetit, Turqia nuk është më në gjendje të mbajë politikën e saj të jashtme muskulore”. Ajo është e detyruar të kërkojë stabilitet dhe marrëdhënie të mira me fqinjët e saj, BE-në dhe aleatët e saj në NATO.

Zgjedhjet në Turqi, Greqi dhe Qipro, do të luajnë që të gjitha një rol të rëndësishëm në këto zhvillime. Partitë opozitare turke, u takuan së fundmi më 13 shkurt për të diskutuar se cili do të jetë kandidati i tyre i përbashkët për zgjedhjet presidenciale.

Pas tërmetit, kreu i opozitës kryesore, CHP, Kemal Kilicdaroglu, është rritur ndjeshëm nësondazhe, dhe duket si një kandidat i fortë, sepse kritikat e tij ndaj politikës antisizmike Erdogan po bëjnë jehonë në mesin opinionit publik.

Ndërkohë në Greqi ekziston një konsensus relativ mbi nevojën që Turqia të përshtatet me parimet evropiane, për të mirën e Turqisë, Greqisë dhe Qipros. Kjo do të thotë që cilidoqoftërezultati i zgjedhjeve të afërta në Greqi, ky vend mund të luajë një rol të rëndësishëm në nxitjen e lidhjeve më të ngushta mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Nëse, siç ka propozuar kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Athina e udhëheq konferencën evropiane për ndihmën ndaj Turqinë dhe Sirinë, atëherë mund të krijohet një epokë e marrëdhënieve më të ngushta midis grekëve dhe turqve.

Back to top button