Bëhet fjalë për pesha të rënda si Clint Eastwood, aktori dhe regjisori 85-vjeçar që gjatë zgjedhjeve primare ka thënë: “Cilido prej tyre, do të jetë më mirë se Obama”. Megjithatë tani, ndërkohë që lojërat në Uashington bëhen gjithnjë e më të forta, “Inspektori Callaghan”, patrioti i paepur (urren fluturimet e shpeshta private të Barakut me Air Force One dhe menaxhimin që ai i bëri çështjes Guantanamo), që në këto momente ndodhet në sheshin e xhirimeve të filmit “Sully”, ku regjisor është Tom Hanks, ka dhënë mbështetjen e tij për manjatin nga Nju Jorku. I cili, menjëherë ka shkruajtur në Twitter: “Këtë fundjavë do të jem në Kaliforni dhe do të flas me Clint Eastwood”.
Mund të mendohet që Cleant Eastwood është ikonë “vintage” dhe “reaksionare”, pra mund të qëndrojë që ai të bëjë tifo, për një kandidat i cili premton një Amerikë më të madhe dhe më të fortë. Por edhe rreperi Sean Combs, yll i muzikës i njohur me emrin Puff Diddy (6 fëmijë, pak a shumë si Clint), ka deklaruar për Uashington Post: “Donald Trump është miku im dhe di që punon shumë. Nuk është thjeshtë një manjat për t’u marrë shembull”. Puff Diddy është i ri dhe me ngjyrë: mirësevini në klubin e miqve të pasanikut 69-vjeçar…
[real3dflipbook id=”983″] |