Djali i ish liderit të Al Kaidës Osama Bin Laden ka kërkuar nga qeveria e SHBA-ve certifikatën e vdekjes së babait të tij, ka bërë të ditur “Wikileaks”.
Në dokumentet të titulluara “ Korrespodencë me diplomacinë arabe” thuhet se Abduallah Bin Laden ka kërkuar këtë dokument.
Edhe pse kërkesa e tij nuk është publikuar, deri te kjo e ditur erdhi nga një letër e konsullit amerikan në Riad Glen Keiser, i cili ka thënë se nga i biri i Bin Ladenit ka marrë kërkesën për dhënien e certifikatës.
Megjithatë Abdullah nuk e ka marrë atë dokument, vetëm letrat nga gjykata ku zyrtarisht konfirmojnë vdekjen e terroristit më të kërkuar në botë.