Shendeti

Djegia e stomakut: Ushqimet që duhet dhe NUK duhet të konsumoni

Djegia në stomak është një problem i zakonshëm i shkaktuar nga refluksi i materialit gastrik në ezofag dhe si pasojë acarimi i mukozës së ezofagut. Dieta mund të luajë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e urthit.

Ushqimet që përkeqësojnë më shpesh çrregullimin janë kafeja ose çaji. Elemente që përmbajnë kafeinë, një substancë që redukton tonin e muskulit unazor të vendosur midis ezofagut dhe stomakut. Pasoja është se refuksi rritet, gjë që shkakton urth.

E njëjta gjë vlen edhe për nenexhikun dhe çokollatën të cilat veprojnë në mënyrë të ngjashme. Po kështu lëngjet e agrumeve sepse ato ulin pH-në e përmbajtjes së ezofagut duke shkaktuar irritim të mukozës.

Në përgjithësi, të gjitha ushqimet shumë të pasura me yndyrë, veçanërisht nëse janë të ngopura, shkaktojnë një rritje të sekretimit të acidit gastrik. Kjo padyshim bën që simptomat e urthit të përkeqësohen.

Këtu lind nevoja për të ndjekur një dietë të pasur me fibra. Një dietë e larmishme dhe e ekuilibruar, e cila mund të jetë një ndihmë e vlefshme në menaxhimin e urthit.

Ndarja e vakteve (që nuk do të thotë të hani vazhdimisht, por të menaxhoni vaktet, t’i ndani ato gjatë ditës) tenton të reduktojë ngarkesën e sekretimit të acidit. Gjithashtu tenton të mbajë një pH të stomakut sa më konstant të jetë e mundur.

Të mos pish shumë gjatë vakteve dhe të shmangësh sa më shumë alkoolin është mënyra për të kontrolluar simptomat e refluksit ezofageal.

Qumështi, për shkak të përmbajtjes së tij të lartë në proteina, kalcium dhe yndyrna, shkakton një rritje të konsiderueshme të prodhimit të acidit. Prandaj, përballë një përfitimi të vogël fillestar për efektin buferik, në orët pas gëlltitjes, refluksi mund të përkeqësohet. E njëjta gjë vlen edhe për urthin.

Kur bëhet fjalë për pijet e gazuara, sasitë e vogla në fund të një vakti mund t’ju ndihmojnë të zbrazni më mirë stomakun tuaj. Kjo falë efektit të tyre prokinetik. Por kini kujdes që të mos abuzoni me to. Në fakt, një abuzim mund të shkaktojë efektin e kundërt.

Back to top button